• e hënë, 23 dhjetor 2024

Protestë e punonjësve shëndetësorë të SPQ "8 Shtatori"

Protestë e punonjësve shëndetësorë të SPQ

Shkup, 20 shkurt 2023 (MIA) - Punonjësit shëndetësorë të SPQ "8 Shtatori" sot dolën në protestë për shkak të vonesës së pagës.

Kryetarja e Sindikatës së pavarur në kuadër të SPQ "Shtatori", Renata Gjakonoviq, tha se protesta e sotme e qetë është organizuar me qëllim që të shprehet pakënaqësi për shkak të pagës së pa marrë që është dashur të paguhet deri më 10 shkurt, megjithatë vonon për dhjetë ditë.

"Ka kaluar afati ligjor prej pesë ditësh. Njerëzit nuk kanë para, kredi të papaguara, kush do ta paguaj interesin, kush do t'i paguaj faturat. Thjeshtë këtu kemi njerëz që punojnë për ekzistencë me të ardhura të vogla personale, që i marrin nga 18 mijë denarë netë pagë dhe më duhet të potencoj në këtë kontekst se sot, në mëngjes, kemi marrë njoftim nga drejtoria, në të cilin thuhet se kjo protestë nuk do të jetë zyrtare", deklaroi Gjakonoviq.

Ajo potencoi se Sindikata e tyre ka mjaftueshëm anëtarë dhe është reprezentative duke shtuar se në një intitucion mund të ekzistojnë disa sindikata, ndërsa kjo ekziston tani e disa vite.

Gjakonoviq potencoi se njerëzit nuk duhet të dekurajohen dhe të dalin ta thonë votën e tyre dhe atë që e mendojnë, pasi, siç tha, atë që e kërkojnë është e drejtë ligjore e çdo kujt.

Kryetari i Konfederatës së Organizatave Sindikaliste, Marjan Risteski potencoi se nuk kanë kurrfarë ftese për biseda edhe krahas asaj që kanë dërguar kërkesë zyrtare deri tek kryeministri Dimitar Kovaçevski për takim.

"Sot ka pasur një protestë të punonjësve shëndetësorë në Geriatri. Shpresoj se Qeveria do ta marrë seriozisht këtë çështje, për atë që ata paguhen. Nuk mundet, e shehni se çfarë është - shëndetësia nuk ka ilaçe, pacientët po vdesin, arsimi nuk ka tekste shkollore - viti shkollor po mbaron. Kjo tashmë është joserioze", shtoi ai.

Ai paralajmëroi se do ta inicojnë pagesën e kompensimit për pushim vjetor ose K-15, të futet si obligim në Ligjin për marrëdhëie pune, që është në hartim e sipër.

Ai potencoi se jo vetëm punonjësit shëndetësorë, por të gjithë anëtarët e Konfederatës së Organizatave Sindikaliste të Maqedonisë (KOSM), janë duke menduar për protestë të përgjithshme, bllokada dhe greva.

FOTO: Frosina Naskoviq

QËNDRONI TË LIDHUR