• e shtunë, 23 nëntor 2024

Protestë e personelit makinist dhe ekzekutiv të HM Transport, paralajmërohet bllokadë e komunikacionit hekurudhor

Protestë e personelit makinist dhe ekzekutiv të HM Transport, paralajmërohet bllokadë e komunikacionit hekurudhor

Shkup, 31 mars 2023 (MIA) - Personeli mekanik dhe ekzekutiv i HM Transport sot në ora 12 kanë filluar bojkot, ndërsa në ora 14:30, siç paralajmërojnë, nuk do të niset as treni për Manastir.

Kërkojnë rritje të vlerës së pikës për 30 për qind, pagesë të pjesë së dytë nga paga për muajin shkurt dhe pagesë për punë natën për konduktorët. Nga sindikata kërkojnë edhe punësim për 40 makinistë, për çka, që në shkurt kanë dërguar kërkesë deri te Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Ministria e Financave dhe deri te Qeveria.

"Bojkoti do të zgjat deri në plotësimin e kërkesave. Edhe të lëshojnë pagë sot, bojkoti do të vazhdojë derisa nuk plotësohen të gjitha kërkesat", deklaroi Toni Dimovski, kryetar i makinistëve dhe përfaqësëues i personelit makinist dhe ekzekutiv të HM Transport.

Sipas tij, deri tani nuk ka paralajmërime për takim me menaxhmentin e kompanisë. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR