• e martë, 24 dhjetor 2024

Protestë e minatorëve dhe pensionistëve para Parlamentit shqiptar

Protestë e minatorëve dhe pensionistëve para Parlamentit shqiptar

Tiranë, 19 tetor 2023 (MIA) - Para Parlamentit shqiptar sot protestuan minatorët dhe pensionistët, të cilët kërkojnë që Kuvendi të miratojë statusin e minatorit nga njëra anë dhe të vendosë për rritjen e masës së pensioneve nga krahu tjetër, informon ATSH.

Protesta nisi para fillimit të seancës plenare në shtëpinë ligjvënëse.

Deputeti i Opozitës Oerd Bylykbashi, i është afruar protestuesve për t’i garantuar mbështetjen e opozitës, por minatorët dhe protestuesit kanë kërkuar largimin e tij, pasi nuk donin përfshirje të politikanëve në nismën e tyre, shtoi agjencia.

Gjatë protestës nuk kanë munguar edhe përplasjet me policinë, kur pensionistët dhe minatorët kanë tentuar t’i afrohen oborrit të Kuvendit të Shqipërisë.

Në ndërkohë vazhdojnë protestat dhe bojkoti i mësimit nga ana e studentëve të mjekësisë.

Ata kërkojnë tërheqjen e ligjit, të miratuar në parlament në fillim të korrikut të këtij viti, me të cilin vendoset punë detyrimore në afat prej pesë viteve pas diplomimit, pas çka do të mund të marrin diplomën. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR