• e hënë, 23 dhjetor 2024

Protestë e dytë e FSHIIK-ut për të siguruar objektin e tyre, mbeten në kërkesën të zhvendosen në hapësirat e BZHA-s

Protestë e dytë e FSHIIK-ut për të siguruar objektin e tyre, mbeten në kërkesën të zhvendosen në hapësirat e BZHA-s

Shkup, 2 prill 2024 (MIA) - “FSHIIK nuk ka objekt...”, kanë brohoritur studentët nga Fakulteti i Shkencave informatike dhe inxhinieri kompjuterike para Qeverisë, ku kanë realizuar protestë maratonë që filloi në Parkun e qytetit. Pas asaj më 21 mars, kjo është protesta e dytë e tyre për aktualizuar problemin hapësinor të fakultetit të tyre me kërkesë deri te institucionet kompetente që t’u sigurojnë hapësirë për mësim.

Ata janë shoqëruar nga dekani Boro Jakimovski i cili tha se protestat do të vazhdojnë edhe në javët në vazhdim me qëllim siç tha ai, “vetëdijesimin e shtetit për problemin me të cilin FSHIIK ballafaqohet tash e 13 vite”. Në FSHIIK aktualisht studiojnë rreth pesë mijë e gjysmë studentë të cilët vijojnë mësimet në disa fakultete nga kampusi teknik në Karposh.

Zgjidhje e përhershme për FSHIIK është objekti i ri pranë Rektoratit të Universitetit të Shkupit, ndërtimi i të cilit qe shtatë vite është në ngecje për shkak të falimentimit të kontraktorit. Deri atëherë, ata janë në kërkim të një hapësire të përkohshme dhe presin t'i jepen ambientet e Byrosë për zhvillimin e arsimit (BZHA).

"Në pritje të përgjigjes pozitive nga Qeveria për dislokimin e Byrosë për zhvillimin e arsimit nga kampusi teknik për të zgjidhur përkohësisht problemet tona hapësinore, erdhëm këtu për të sensibilizuar vetëdijen për qeverinë e ardhshme që sa më shpejtë të merret për zgjidhje të përhershme të problemit tonë. Në dhjetë ditët e fundit, pas protestës sonë të parë, kemi komunikuar në mënyrë aktive me përfaqësues nga institucione të ndryshme që ka autorizuar Qeveria, për të gjetur zgjidhje të përhershme, por tani për tani kjo është e pamundur. Prandaj ende i qëndrojmë kërkesës që të lirohet sa më shumë hapësirë në kampusin tekniko-teknologjik në mënyrë që ta rinovojmë dhe të fillojmë mësimin në ato hapësira nga 1 tetori", deklaroi Jakimovski.

Në takimin që kanë realizuar me Shërbimin qeveritar për punë të përbashkëta dhe të përgjithshme u është thënë se nuk ka hapësirë të lirë të asaj shkalle ose ndonjë hapësirë rreth kampusit të teknologjisë që ata mund ta përdorin dhe prandaj tha, “mbeten në qëndrimin se zgjidhje e vetme është lirimi i hapësirës që shfrytëzohet nga BZHA”.

Në fokusin e protestave të tyre është zgjidhja për objektet e përkohshme, sepse siç thonë, janë të vetëdijshëm se zgjidhja e përhershme, apo vazhdimi i ndërtimit të objektit për FSHIIK në këtë moment është i pamundur.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR