• e hënë, 23 dhjetor 2024

Propozohet paraburgim për përmbaruesen nga Kërçova e cila fizikisht sulmoi një gazetar dhe një polic

Propozohet paraburgim për përmbaruesen nga Kërçova e cila fizikisht  sulmoi  një gazetar dhe një polic

Shkup, 22 mars 2024 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike e Kërçovës ka iniciuar procedurë kundër përmbarueses e dyshuar  për kryerjen e veprave penale - Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e veprës zyrtare, Sulm ndaj një zyrtari gjatë kryerjes së punëve të sigurisë dhe Falsifikimi ose asgjësimi i librave afaristë.

Prokuroria Publike Shtetërore informon se përmbaruesja e dyshuar 60-vjeçare për Kërçovë dje (21 mars) fillimisht ka penguar një person zyrtar – gazetarin i cili ka tentuar të regjistrojë deklaratën e saj në lidhje me veprimet e saj në temën e ekzekutimit. Ajo e ka sulmuar fizikisht dhe ka dëmtuar aparaturat e gazetarit.

 "Pas denoncimit dhe thirrjes në stacion policor për të dhënë deklaratë, e dyshuara ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor dhe ka dëmtuar materialin e përgatitur zyrtar", njoftoi PTHPRMV-ja.

Prokurori publik kompetent në Gjykatën Themelore në Kërçovë ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuaren, e cila gjatë gjithë ngjarjes ka vazhduar të kërcënojë “për faktin se ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale”. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR