Propozim-ndryshimet e Ligjit për punë kontabiliste kaluan në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet
- Komisioni parlamentar për financim dhe buxhet në seancën e sotme e shqyrtoi Projekt-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë kontabiliste. Propozim-ligji duhet të miratohet me procedurë të shkurtuar, ndërsa është vendosur në rend dite edhe në seancën e sotme të 35-të parlamentare. Qëllimi i tij është të mundësojë kontabilistët të cilët janë dënuar për disiplinë dhe hequr përkohësisht nga regjistrat pasi nuk kanë ndjekur numër të mjaftueshëm orë trajnimi, t'i nënshkruajnë llogaritë vjetore dhe/ose raportet financiare për vitin 2024.
- Post By Qefsere Abduli
- 14:50, 25 shkurt, 2025

Shkup, 25 shkurt 2025 (MIA) - Komisioni parlamentar për financim dhe buxhet në seancën e sotme e shqyrtoi Projekt-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë kontabiliste. Propozim-ligji duhet të miratohet me procedurë të shkurtuar, ndërsa është vendosur në rend dite edhe në seancën e sotme të 35-të parlamentare. Qëllimi i tij është të mundësojë kontabilistët të cilët janë dënuar për disiplinë dhe hequr përkohësisht nga regjistrat pasi nuk kanë ndjekur numër të mjaftueshëm orë trajnimi, t'i nënshkruajnë llogaritë vjetore dhe/ose raportet financiare për vitin 2024.
Sipas ndryshimeve ligjore që i propozuan deputetët e shumicës në pushtet, kontabilistët do të duhet të kryejnë detyrimin e e paplotësuar për përsosjen e vazhdueshme profesionale, për të cilën janë gjobitur deri më 31 dhjetor të vitit 2026.
Aktualisht rreth 3.300 kontabilistëve u janë shqiptuar masa disiplinore “heqje e përkohshme nga regjistri”, gjegjësisht u është hequr e drejta për të nënshkruar llogaritë vjetore për shkak se nuk kanë ndjekur numër të mjaftueshëm orësh trajnimi pranë firmave konsulente, siç e kërkon zgjidhja aktuale ligjore.
"Me ligjin e propozuar po u japim mundësinë kontabilistëve të paraqesin llogari shtetërore, që të mos ketë krizë në ekonomi, por edhe të ndjekin mësimet deri në fund të vitit. Gjatë përgatitjes së tij, i dëgjuam qëndrimet edhe të kontabilistëve dhe të Institutit të kontabilistëve dhe kontabilistëve të autorizuar (IKKA)", tha anëtari i Komisionit, Bojan Stojanovski.
Ai paralajmëroi zgjidhje të re sistematike në këtë sektor, e cila, siç theksoi, do të garantojë sistem kontabiliteti në të cilin të gjithë do të jenë të barabartë.
"Ndryshimet në këtë sektor do të shkojnë në dy drejtime, njëra është tani, me këtë zgjidhje ligjore, ndërsa e dyta do të jetë me ligjin sistematik ekzistues, që do ta rregullojë tërë punën e kontabilitetit", theksoi Stojanovski.
Për të është e paqartë se si në dy vitet e fundit askush nga IKKA-ja nuk ka thënë se ligji aktual ka pengesa në funksionimin e tij dhe pse dikush i ka lejuar kontabilistëve “të padisiplinuar” të punojnë në llogaritë përfundimtare, që pastaj, në janar, t'u thotë se nuk mund t'i dorëzojnë.
"Aktualisht Ligji është miratuar me flamur evropian, ndërsa të gjithë e dimë se për çfarë është përdorur flamuri evropian", tregoi Stojanovski. qa/
Foto: Print skrin