• e hënë, 23 dhjetor 2024

Propozim-ligji për praktikat e padrejta tregtare nesër në seancë të Komisionit në Kuvend

Propozim-ligji për praktikat e padrejta tregtare nesër në seancë të Komisionit në Kuvend

Shkup, 4 mars 2024 (MIA) - Propozim-ligji për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare është vënë në rend dite të seancës së nesërme  të Komisionit për Çështje Evropiane të caktuar për në orën 13.

Ky propozim-ligj duhet të kalojë edhe në komisionin juridik-ligjvënës që pastaj deputetët të debatojnë për të në seancën plenare.

Me miratimin e propozim-ligjit pritet të arrihen efekte pozitive në punën afariste te të gjithë operatorët (blerës dhe furnizotë), të cilët janë aktivë në zinxhirin e furnizimit bujqësor dhe ushqimor. Kompetentët presin t'i jepet fund konkurrencës në tregtinë dhe se ky ligj do të sjellë në uljen e çmimeve të prodhimeve ushqimore.

Ministria e Ekonomisë pikërisht për këtë nuk e vazhdoi vendimin për çmime të garantuara që vlente deri më 29 shkurt.

Një numër i madh i prodhimeve ushqimore me shenjën "çmim i garantuar" nga 20 shtatori i vitit të kaluar janë shitur në markete me çmim për 10 për qind më të ulët nga vlera e 1 gushtit të vitit 2023, sipas vendimit të Ministrisë së Ekonomisë, vlefshmëria e së cilës përfundoi më 1 mars.

Drejtori i Inspektoratit të Tregut Goran Trajkovski të premten në një konferencë për shtyp tha se informacionet e tyre të para tregojnë se një pjesë e marketeve nuk i kanë rritur çmimet, por një pjesë po. Ai theksoi se është e mundur një rritje e çmimeve, por apeloi në përgjegjësi shoqërore të tregtarëve me shumicë dhe pakicë. Ai tha se nuk mund të ndikojnë në çmimet, por beson se një pjesë e zinxhirëve të mëdhenj të marketeve do të bëjnë aksione me të cilat do të ketë ulje të disa prodhimeve ushqimore. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR