• e hënë, 30 dhjetor 2024

Propozim-buxheti për vitin 2025-të pasnesër ose në fund të muajit para Qeverisë, arsimi dhe shëndetësia prioritet për rritjen e pagave

Propozim-buxheti për vitin 2025-të pasnesër ose në fund të muajit para Qeverisë, arsimi dhe shëndetësia prioritet për rritjen e pagave

Shkup, 14 tetor 2024 (MIA) - Nëse jo këtë të mërkurë, atëherë në fund të muajit në seancën e qeverisë do të paraqitet propozim-buxheti për vitin 2025, tha sot ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçovska.

Siç tha Dimitrieska Koçovska, konturet e buxhetit janë në kuadër të strategjisë fiskale, ndërsa arsimi dhe shëndetësia do të kenë prioritet për rritjen e pagave.

"Afati ligjor është më së voni deri më 15 nëntor. Jemi duke u përgatitur për Qeverinë të mërkurën, por nuk mund të premtoj asgjë, sepse ka gjëra të vogla që duhet të pajtohemi edhe një herë me njërin nga ministrat ku është dashur të pritet diçka tjetër, kështu që nëse nuk ia dalim për këtë të mërkurë, javën tjetër nuk do të jem këtu, ndaj do t'i vijë diku në fund të muajit, të martën, për të diskutuar buxhetin në një seancë qeveritare. Sa i përket kontureve, Strategjia Fiskale mund të hapet, në përgjithësi po ecim në atë rreth, ajo që është parashikuar dhe tashmë është shpallur dhe ka kaluar në Qeveri, pra konturat e buxhetit për vitin 2025 janë në kuadër të asaj që është në strategjinë zyrtare", theksoi ministrja.

Në lidhje me pagat, përmendi se institucionet më të privuara apo të cilat nuk ishin prioritet në periudhën e kaluar  ishin arsimi dhe shëndetësia.

"Sa i përket rritjes së pagave, ne disa herë kemi folur se besojmë që më të pafavorizuarat apo më të prekurat apo institucionet që kishin më pak vëmendje në periudhën e kaluar ishin arsimi dhe shëndetësia dhe ne jemi të fokusuar në atë pjesë. Në fushën e arsimit tashmë kemi informacione për marrëveshjen që kemi arritur, presim të shohim në cilin drejtim edhe për shëndetësinë. Kur flas për shëndetësinë, do të theksoja se bëhet fjalë për personelin mjekësor-teknik. I përjashtoj mjekët sepse ata kanë pasur më shumë rritje në të kaluarën. Nuk po them se mund të mos mbulohen, por fokusi ynë është më shumë te shërbimet teknike, infermierët", theksoi ministrja duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas prezantimit të rezultateve të punës së Drejtorisë doganore.

Sipas saj, nëse pagesa e të hyrave vazhdon si në njëqind ditët e para, mund të flitet për rritje pagash edhe në sektorë të tjerë.

"Nuk mund të them asgjë paraprakisht. Tani shqyrtojmë numrat. Nëse vazhdojmë me këtë lloj grumbullimi të të hyrave, mund të flasim për shumë gjëra të ndryshme në të ardhmen dhe për rritje më të mëdha, por ajo që është në këtë moment do të thotë vetëm në 100 ditë nëse kemi arritur të bëjmë një grumbullim më të madh në buxhet, mund të imagjinoni se çfarë pritshmërish kemi për vitin 2025, me futjen e e-faturës. Shumë, shumë më tepër, në mënyrë që në vitin 2026, 2027 të mund të flasim për ngritje në sektorët e tjerë, tha Dimitrieska Koçovska. sa/

foto/video: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR