• e hënë, 23 dhjetor 2024

Propozim-buxheti për vitin 2024 kaloi në Qeveri, peshon 5,5 miliardë euro

Propozim-buxheti për vitin 2024 kaloi në Qeveri, peshon 5,5 miliardë euro

Shkup, 14 nëntor 2023 (MIA) - Propozim-buxheti për vitin 2024 sot kaloi në mbledhjen e Qeverisë. Qeveria e karakterizoi si Buxhet zhvillimor dhe të qëndrueshëm i cili i ka të gjitha karakteristikat që njëkohësisht ta mbështesë zhvillimin, por edhe ta sigurojë qëndrueshmërinë fiskale. Ana e shpenzimeve është projektuar në 343,6 miliardë denarë apo për 5,8 për qind më e lartë në krahasim me vitin 2023, ndërsa të ardhurat në 310,1 miliardë denarë dhe janë më të larta për 10 për qind. Deficiti buxhetor është për rreth 9,2 miliardë denarë më i ulët në krahasim me vitin 2023, që, sipas Qeverisë, do të thotë detyrim më i vogël për 150 milionë euro.

Pritjet e Qeverisë janë se rikuperimi i ekonomisë vendore vitin tjetër do të përshpejtohet, me rritje të projektuar prej 3,4 për qind në kushte të rritjes së konsumit në nivel solid dhe rikuperim të kërkesës së jashtme. Forcë shtytëse e rritjes pritet të jenë bruto-investimet, me rritje të pritshme prej 8,4 për qind si rezultat i investimeve publike, përkatësisht projektet e mëdha infrastrukturore të financuara nga shteti, të shoqëruara me masat për realizim më të madh të investimeve kapitale.

Shkalla e inflacionit në vitin 2024 pritet të stabilizohet dhe është projektuar në 3,6 për qind në kushte të ruajtjes në nivel stabil të çmimeve të energjensëve dhe ushqimit në tregjet ndërkombëtare, si dhe ngadalësimi i mëtutjeshëm i inflacionit bazik.

Propozim-buxheti për vitin 2024, siç tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp, është përgjigje ndaj nevojave dhe gjendjes në të cilën ndodhet ekonomia e vendit.

Me të garantohet pagesa e rregullt e rrogave, pensioneve dhe ndihmës sociale, si dhe shlyerja e nevojave të tjera të qytetarëve dhe servisimi i obligimeve të shtetit.

"Buxheti për vitin 2024 do të jetë shtyllë e rikuperimit ekonomik, ndërsa më tutje edhe e prëshpejtimit të rritjes. Ai do të sigurojë qëndruehsmëri fiskale përmes zbatimit të mëtutjeshëm të procesit të konsolidimit fiskal. Buxheti do të jetë bazë e mirë për realizim të rritur dhe të përshpejtuar të projekteve infrastrukturore, tërheqje e investimeve të huaja, inovativitet i kompanive vendore, mbështetje e ekonomisë vendore, sektorit privat dhe qytetarëve, si dhe intensifikimi i konvergjencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. Gjithashtu, ai do të mundësojë kryerje të rregullt dhe pa pengesa të të gjitha obligimeve ligjore, prëfshirë edhe obligimet të cilat dalin nga anëtarësimi në NATO", tha Kovaçevski.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi në paraqitjen e tij tha se buxheti është përpiluar në kohë jashtëzakonisht të rënda globale kur është vështirë të parashihen gjërat. Vazhdohet me politikat për ulje të inflacionit, ndërsa qëndrueshmëria e Buxhetit, sipas Besimit, shihet në atë që vazhdohet me ulje të deficitit buxhetor.

Në të janë projektuar mjete për rritje të mëtutjeshme të rrogave në sektorin publik në pajtim me Marrëveshjen e prëgjithshme kolektive, si dhe për rritje të pensioneve në pajtim me vendosjen e zgjidhjes sistemore. Rreth 45 milionë euro tashmë janë siguruar edhe për furnizim të barërave mes të cilave rreth 12 milionë ezro për barin "Trikafta".

"E tërë sfida ishte nëse me këtë rritje do të rritet deficiti. Krahas rritjes, shkojmë me deficit më të ulët prej 150 milionë eurove", tha Besimi.

Në pjesën e shpenzimeve, të ardhurat e përgjithshme tatimroe janë projektuar në shumë prej 178,1 miliarëd denarë, që është për rreth 10 për qind nën shumën e të ardhurave të planifikuara për vitin 2023. Rritje më e madhe është planifikuar tek shpenzimet nga tatimi i të ardhurave personale të cilat janë projektuar në 31,1 miliardë denarë, që paraqet rritje prej 17,4 për qind në krahasim me këtë vit. Të ardhurat nga tatimi i fitimit janë projektuar në nivel prej 19,5 milairdë denarë, të ardhurat nga tatimi i vlerës së shtuar në nivel prej 80,7 miliardë denarë, ndërsa të ardhurat në bazë të akcizave janë planifikuar të jenë 31 miliarëd denarë.

"Qëllimi kryesor i politikës tatimore është arritja e rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe zhvillim i konsolodimit financiar të financave publike në afat të mesëm, duke siguruar me atë rast siguri juridike për obliguesit tatimorë dhe pagesë të rregullt të të ardhurave publike. Prioritete janë drejtësia më e amdhe në tatimim, efikasitet dhe produktivitet më i madh i sistemit tatimor, transparencë e rritur tatimore, cilësi më e mirë e shërbimeve", tha ministri Besimi.

Në vitin 2024 pritet të vazhdojnë edhe lëvizjet pozitive në tregun e punës me rritje të numrit të të punësuarve për 2 për qind, që do të rezultojë me ulje shtesë të shkallës së papunësisë. ab/

Foto: МIА

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR