• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Propozim vendimi për rishpërndarje të Buxhetit para Komisionit për financim dhe buxhet

Propozim vendimi për rishpërndarje të Buxhetit para Komisionit për financim dhe buxhet

Shkup, 26 shtator 2023 (MIA) - Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot duhet të debatojë për Propozim vendimin për rishpërndarje të mjeteve mes shfrytëzuesve buxhetorë të pushtetit qendror dhe mes fondeve. Komisioni për financim në mbledhje të veçantë do të debatojë edhe për propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ekzekutim të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, me procedurë të shkurtuar. 

Rritje të zërit për rrogat në sektorin publik për 4,25 miliardë denarë, plotësisht 3,5 miliardë denarë për rritje të pensioneve, plotësisht 800 milionë denarë për subvencione bujqësore, plotësisht mjete për shëndetësinë dhe arsimin, janë vetëm disa nga projektimet e parapara me Vendimin për rishpërndarje të Buxhetit të këtij viti që e miratoi Qeveria në mbledhjen e 7 shtatorit të këtij viti.

"Adaptimet janë bërë përmes realokimit të mjeteve nga pozita ku ka dinamikë më të dobët dhe ku proceset lejonë të bëhen rishpërndarje, drejt pozitave ku ndërmarrim obligime - si rritja e rrogave në sektorin publik dhe pagesa e K-15, rritje e re e pensioneve për pensionistët, më shumë mjete për ndihmë sociale, për furnizim me barëra, për subvencione për bujqit, si dhe për pakon e nëntë të masave antikrizë të cilën Qeveria do ta bëjë publike së shpejti. Janë bërë adaptime tek disa nga projektet kapitale në pajtim me atë që e lejon dinamika e realizimit të tyre, duke përmendur me atë rast se nuk anashkalohet asnjë projekt kapital, si dhe se shpenzimet kapitale mbeten në nivel të lartë nga deficiti buxhetor, përkatësisht në pajtim me rregullën e artë në financa - të huazohet vetëm për investime dhe qëllime zhvillimore", informoi ministri i Financave, Fatmir Besimi pas mbledhjes qeveritare.

Zëri për rrogat në sektorin publik rritet për 4,25 miliardë denarë dhe atë rreth tre miliardë denarë për rritje të rrogave për 10 për qind nga muaji shtator 2023 dhe pagesë e regresit për pushimin vjetor në vlerë prej 10 000 denarëve në shumën neto, në pajtim me dispozitat nga Marrëvehsja e përgjithshme kolektive. Nga kjo shumë, rreth 1,4 miliardë denarë janë për 50 000 të punësuarit në nivel qendror dhe fonde, 1,1 miliardë denarë janë për 36 000 të punësuarit në nivel lokal dhe 500 milionë denarë janë për 20 000 të punësuarit në institucionet shëndetësore. Përkatësisht, gjithsej për 106 000 të punësuar në sektorin publik. Shikuar sipas strukturës, rreth 1,8 miliardë denarë janë për rritje të rrogave për pagesë të rrogave të mbetura këtë vit, përderisa rreth 1,2 miliardë denarë janë për pagesë të regresit për pushimin vjetor. Për rritje të rrogave të 1.000 funksionarëve, përkatësisht 450 gjykatësve, 150 prokurorëve, 120 deputetëve, 50 avokatëve, funksionarë qeveritarë-ministra, drejtorë, janë paraparë 720 milionë denarë, Për harminizim të rrogave me rritjen e rrogës minimale gjatë vitit 2023 janë paraparë 480 milionë denarë.

Sigurohen edhe plotësisht 3,5 miliardë denarë për 336 mijë pensionistë për rritje të pensioneve për rreth gjashtë për qind, duke filluar nga shtatori i këtij viti.

Sigurohen edhe 600 milionë denarë për servisim të rregullt të obligimeve ndaj shtyllës së dytë pensionale. Me atë rast, për pagesë të të drejtave sociale për 36.000 shfrytëzues të të ardhurave të siguruara mujore janë planifikuar plotësisht 600 milionë denarë, ndërsa kjo rritje, sipas Beismit, referohet në bazë të relaizimit më të lartë përfundimisht me gushtin. tek subvencionet bujqësore janë alokuar plotësisht 8000 milionë denarë dedikuar për subencione për qumësht, prodhime blegtorale, një pjesë dhe financim avansi të bujqve për prodhimtarinë bimore dhe blegtorale. Gjithashtu për Agjencinë për ushqim dhe veterinari për përballje me murtajën afrikane në fermën AGRIA në 9 151 krerë është planifikuar shuma e domosdoshme prej 110 milionë denarëve.

Sipas Beismit, edhe pse kategoria e Mallrave dhe shërbimeve ulet si pjesëmarrje në buxhetin e vitit 2023 në krahasim me vitin e kaluar (prej 8 në 7,3 për qind), janë siguruar plotësisht mjete për shëndetësinë dhe arsimin.

"Për furnizim me medikamentin Trikafta për 55 pacientë në shumë prej 100 milionë denarëve, për senzorë digjital për matje të sëmundjes së sheqerit 20 milionë denarë, për mjete shtesë për servisim të rregullt të pushimeve të lehonisë 200 milionë denarë, si dhe për përkthim dhe shtypje dhe blerje të librave shkollorë për arsimin fillor dhe të mesëm plotësisht 166 milionë denarë", kumtoi Besimi.

Janë planifikaur edhe plotësisht 290 milionë denarë për 29 000 shfrytëzues të shujtës studentore, për 6 9000 studentë bursistë dhe për 9 600 nxënës bursistë.

Për rishpërndarjen, për pagesë për tremujorin e tretë nga TVSH-ja ime janë planifikuar plotësisht 650 milionë denarë, për shkak të rritjes së limitit për kthim. Janë bërë edhe alokime shtesë për ndihmë shtetërore për kompani në shumë prej 1,081 miliardë denarëve, dhe atë për kompani të huaja 581 milionë denarë, për kompani vendore 200 milionë denarë dhe për ZZHTI 300 milionë denarë. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR