• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Propozim për paraburgim prej 30 ditëve për të miturin e dyshuar për vrasjen e djaloshit 14-vjeçar në Prilep

Propozim për paraburgim prej 30 ditëve për të miturin e dyshuar për vrasjen e djaloshit 14-vjeçar në Prilep

Prilep, 1 mars 2024 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike në Prilep kërkoi paraburgim deri 30 ditë për një të mitur nga fshati Senoks i Dollnenit, i cili dyshohet për vrasjen e djaloshit 14-vjeçar të vrarë mbrëmë në qendër të Prilepit. I arrestuari i dytë nga policia, 21-vjeçari me iniciale V.T. është mbajtur në hetim në cilësinë e dëshmitarit. 

"Te gjykatësi për fëmijë pranë Gjykatës Themelore në Prilep është parashtruar propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit deri 30 ditë për një të mitur 15-vjeçar nga fshati Senoks për shkak se ekziston dyshimi se ka kryer veprim i cili me ligj është paraparë si vepër penale vrasje sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 7 nga KP. Kjo është vepër më e rëndë penale sepse bëhet fjalë për vrasje të një të mituri. Në hetimin si dëshmitar është mbajtur 21-vjeçari me iniciale V.T.," thotë prokurori themelor publik nga Prilepi, Stevço Binoski.

Vrasja e djaloshit 14-vjeçar ka ndodhur mbrëmë pas orës 19 në qendër të Prilepit. Tragjedia ka filluar së pari në hyrje të ndërtesës së njohur kolektive në Prilep "Nëntëkatëshja" ku djaloshi fizikisht është sulmuar dhe therrë deri në vdekje me mjet të mprehtë. Në një moment viktima kishte ikur, ishte nisur drejt trotuarit në bulevardin "Goce Dellçev", por as pas 100 metrave viktima e gjakosur kishte rënë në tokë. Ekipi i ndihmës mjekësore urgjente ka konstatuar shumë plagë me gjak në trup dhe nuk ka pasur shenja jete. Djaloshi ishte dërguar në Spitalin e Qytetit në departamentin e anestezionit dhe reanimacionit, por të gjitha përpjekjet për ndihmë ishin të pasuksesshme. 

Policia njoftoi se e ka zbardhur rastin. Gjatë bastisjes herët në mëngjes në shtëpinë e të miturit në fshatin Senokos ishin gjetur dhe marrë mjete me të cilat ishte kryer vepra penale. Me të miturin ishte kryer bisedë zyrtare, në të cilën e ka pranuar fajin, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik kundër tij është ngritur padi penale në bazë të nenit 123 të Kodit Penal. 

Në mesin e të miturve një kohë të gjatë ka ekzistuar padurim i madh. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR