• e martë, 19 nëntor 2024

Propozim ndryshimet e Ligjit për masat kufizuese tërhiqen nga procedura parlamentare për arsye administrative

Propozim ndryshimet e Ligjit për masat kufizuese tërhiqen nga procedura parlamentare për arsye administrative

Shkup, 1 shkurt 2024 (MIA) - Propozimi për ndryshime në Ligjin për masa kufizuese është tërhequr nga procedura parlamentare për arsye administrative. Ai pritet të jetë në rendin e ditës së seancës së ardhshme të qeverisë ku duhet të jepet miratimi i ri.

“Propozimi për ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për masat kufizuese, për shkak të zgjedhjes së qeverisë së re, do të miratohet sërish administrativisht në seancën e ardhshme të Qeverisë dhe do të dorëzohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

Në seancën e 221-të të Qeverisë të mbajtur më 16 janar, Qeveria njëzëri, me konsensus shprehu vullnet politik që ndryshimet ligjore të propozuara t'i dorozojë në Kuvend. ls/

foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR