• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Propozim ligji për riorganizimin e administratës shtetërore tërhiqet shkurt, nga VMRO-DPMNE thonë për shkak të një gabimi teknik

Propozim ligji për riorganizimin e administratës shtetërore tërhiqet shkurt, nga VMRO-DPMNE thonë për shkak të një gabimi teknik

Shkup, 7 qershor 2024 (MIA) - Propozim - ligji për riorganizimin e organeve të administratës shtetërore për shkurt ishte tërhequr nga rendi i ditës nga mbledhja e sotme e kuvendit. Nga VMRO-DPMNE, pas publikimit në një pjesë të mediave se ligji është tërhequr, e mohuan lajmin duke sqaruar se ligji shkurt ishte tërhequr për shkak të përmirësimit të një gabimi teknik, pas çka përsëri është vendosur në rend dite në seancën e kuvendit.

"Lajmi i publikuar në disa media elektronike me titull: 'Mickoski e tërhoqi ligjin për riorganizimin e Qeverisë' është i pasaktë dhe të njëjtin në tërësi e mohojmë. Ligji është tërhequr për përmirësimin e një gabimi teknik, pas korrigjimit të të njëjtit ligji menjëherë ishte parashtruar dhe të njëjtën ditë do të gjendet në mbledhje të Kuvendit", thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Në rend dite të kësaj seance duhet të verifikohet mandati i deputetëve në Kuvend dhe të kalojë Propozim vendimi për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendësve të kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

"E majta" reagoi për shkeljen e procedurës lidhur me Propozim-ligjin për riorganizimin e organeve të administratës shtetërore. 

"Në procedurë vërehet se kryetari dhe mandatari për përbërjen e qeverisë së re, i cili në këtë cilësi del si propozues i këtyre ndryshimeve, nuk kanë respektuar Rregulloren dhe në kundërshtim me praktikën për punë të mirë të Kuvendit, mbrëmë në ora 11:00 kanë dorëzuar ndryshime për tekstin e ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore", deklaroi në një konferencë për media deputeti nga E majta, Amar Mecinoviq.

Sipas tij, krahas shkeljes së Rregullores kjo tregon edhe joseriozitet në kuptim të një materie të tillë të vëllimshme, por, thotë, është në korelacion të drejtpërdrejtë me atë që e kanë thënë si qëndrim kur fillimisht teksti u është dorëzuar deputetëve. 

"Dhe kjo është se mbështetja jonë për këtë riorganizim do të lidhet me faktin se sot po kërkojmë që VMRO-DPMNE dhe shumica ta marrin atë, të marrin mbështetjen tonë dhe gjashtë votat tona urgjentisht dhe menjëherë të miratojnë ndryshime që do të sjellin një zonë zgjedhore", tha Mecinoviq.

Ndryshimet e ligjit ishin parashtruar në Kuvend pardje. Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski pas parashtrimit të ndryshimeve ligjore ju bëri thirrje të gjithë deputetëve që t'i mbështesin. Me këto ndryshime, sipas Mickoskit, do të kemi efikasitet, modernizim të qeverisë dhe ta përmirësojmë jetën e qytetarëve. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR