• e premte, 22 nëntor 2024

Propozim aktakuzë kundër pesë personave që kanë marrë pjesë në një rrahje në Strugë, mes tyre edhe një avokat shtetëror

Propozim aktakuzë kundër pesë personave që kanë marrë pjesë në një rrahje  në Strugë, mes tyre edhe një avokat shtetëror

 Shkup, 20 korrik 2024 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike nga Struga ka dorëzuar aktakuzë kundër pesë personave për veprën penale "pjesëmarrje në një rrahje".

 Ngjarja ka ndodhur më 17 gusht të vitit të kaluar në luna parkun në rrugën "Partizanska", ku dy fëmijë 16-vjeçarë kanë nisur një debat dhe rrahje, pas së cilës janë përfshirë prindërit dhe të afërmit e tjerë të fëmijëve. Rrahja ka kulmuar me një nga fëmijët që ka marrë lëndime të rënda trupore nga goditjet me grushta -  thyerje të nofullës, kontuzione të kokës dhe trupit, mavijosje dhe prerje.

 Njëri nga të akuzuarit, siç bëjnë me dije nga Prokuroria Publike, për momentin e kryen funkionin e avokatit shtetëror për zonën e Strugës.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR