• e martë, 28 janar 2025

Promovohet teksti i integruar në gjuhën maqedonase "Gjinekologjia dhe obstetrikë"

Promovohet teksti i integruar në gjuhën maqedonase

Shkup, 27 janar 2025 (MIA) - Për edukim më të mirë të studentëve, përveç profesorëve të mirë, duhet edhe literaturë cilësore. Teksti i parë i integruar në gjuhën maqedonase, "Gjinekologjia dhe Obstetrika", është hap i rëndësishëm drejt avancimit të arsimit të mjeksisë. Edhe në këtë kohë kur studentët flasin rrjedhshëm së paku një gjuhë të huaj, të mësuarit në gjuhën amtare - maqedonase mundëson përvetësimin më efektiv të njohurive të qëndrueshme.

Këtë e tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në promovimin në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup.

Ministrja gjithashtu theksoi se nuk është e lehtë të bësh një tekst cilësor, prandaj duke i uruar autorët, ju bëri thirrje punonjësve shkencorë dhe profesorëve që të ndjekin shembullin si investim për arsim më cilësor për studentët tanë.

“E di që për gjinekologët dhe obstetrikët e ardhshëm, teksti i ri do të jetë një lehtësim i madh. Ata kanë zgjedhur një profesion fisnik dhe ky do t'i ndihmojë të përvetësojnë me sukses njohuritë e tyre”, tha Janevska.

Libri është struktruar në 50 kapituj bë Gjinekologji dhe 39 kapituj në obstetrikë, i ilustrurar është me 493 fotografi dhe 101 tabela. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR