• e diel, 22 dhjetor 2024

Promovohet pulla postare “Për njerëzit bëhet fjalë” me rastin e Këshillit ministror të OSBE-së në Shkup

Promovohet pulla postare “Për njerëzit bëhet fjalë” me rastin e Këshillit ministror të OSBE-së në Shkup

Shkup, 18 nëntor 2023 (MIA)- Kryesuesi i OSBE-së dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe drejtorja e Postës së Maqedonisë së Veriut, Bujare Abazi, sot promovuan pullën postare me rastin e kryesimit të Maqedonisë së Veriut me organizatën më të madhe rajonale të sigurisë në Evropë, OSBE-në.

Promovimi zyrtar në qendrën sportive "Boris Trajkovski" e cila po përgatitet të presë delegacionet e larta të vendeve pjesëmarrëse dhe partnere të OSBE-së në Këshillin e Ministrave u mbajt në prani të presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe ambasadorëve të huaj në vend.

Ministri Osmani theksoi se kjo ngjarje do të jetë kurora e kryesimit të OSBE-së, e cila e pozicionoi vendin si një nga lojtarët kyç në skenën ndërkombëtare.

“Që kujtimi i kryesimit të OSBE-së të jetë i përhershëm, lëshuam një botim special të një pulle postare ceremoniale. Kjo pullë postare do të jetë shembull i rrallë në koleksionet filatelike në mbarë botën dhe do të mbetet dëshmitare e një kohe të përparimit të dukshëm të vendit në nivel ndërkombëtar”, tha Osmani në promovim.

Fjala është për njerëzit ka qenë motoja dhe motivimi ynë gjatë vitit të kaluar. Kryesimi jonë ishte i përqendruar te njerëzit, sepse në një botë të trazuar, nevojat dhe kërkesat e njerëzve janë gjithmonë të parat.

“Ky mesazh aplikohet edhe në pullën postare sepse vazhdimisht duhet t'u kujtojë liderëve politikë dhe organizatave ndërkombëtare se cili është në të vërtetë qëllimi i punës së tyre”, tha Osmani.

Drejtorja e Postës së Maqedonisë së Veriut, Bujare Abazi duke folur në promovimin e pullës postare, theksoi se pulla postare jo vetëm që përfaqëson vendin, por edhe dërgon një mesazh të fortë.

"Dora e shtrirë, humanizmi dhe mbrojtja e njerëzve nuk njeh kufij dhe duhet të jetë në fokus të punës sonë”, tha Abazi.

Numërohen orët deri në Këshillin ministror të OSBE-së i cili do të mbahet në Shkup nga 29 nëntori deri më 1 dhjetor, tha më tej kryesuesi Osmani.

“Detyra jonë është të tregohemi si nikoqirë të mirë dhe nuk kam asnjë dyshim se këtë test do ta kalojmë me notat më të larta. Sa i përket vlerësimeve të kryesimit të vendit tonë me OSBE-në, jam i sigurt se do të mbetet si vulë mes partnerëve dhe miqve tanë”, tha Osmani.

Këshilli ministror i OSBE-së është ngjarja më e madhe në historinë e Maqedonisë së Veriut si për nga dimensioni ashtu edhe për nga rëndësia për vendin. Në Këshillin ministror pritet të marrin pjesë 76 delegacione të shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe partnerëve, të përfaqësuar në nivel të ministrave të jashtëm ose më shumë se 1000 përfaqësues të delegacioneve.

­

QËNDRONI TË LIDHUR