• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Promovohet DigitMak - qendra digjitale për inovacione që do të mundësojë thellimin e digjitalizimit të kompanive në vend

Promovohet DigitMak - qendra digjitale për inovacione që do të mundësojë thellimin e digjitalizimit të kompanive në vend

Shkup, 2 tetor 2024 (MIA) - Forcim të gatishmërisë dhe kapaciteteve digjitale në bizneset dhe organizatat publike do të mundësojë DigitMak - Qendra digjitale për inovacione, e cila u promovua sot në simpoziumin "E ardhmja e inovacioneve digjitale - një simpozium për bashkëpunim me akademinë dhe industrisë” në Fakultetin e shkencave informatike dhe inxhinierisë kompjuterike në Shkup.

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, në deklaratë për media pas fjalimi hyrës në ngjarje theksoi se kjo qendër digjitale e inovacionit ka potencial për të rritur bashkëpunimin ndërmjet sektorit të biznesit dhe akademisë dhe në të njëjtën kohë t'ua ofroj mjetet, njohuritë dhe aftësitë e nevojshme sektorit privat që të digjitalizohet dhe për ta përfshirë në projektin e madh të Qeverisë "Smart Maqedonia". I gjithë ky kompleks aktivitetesh me digjitalizimin e sektorit privat dhe në sektorin publik me digjitalizimin e shërbimeve, për infrastrukturën dhe për institucionet është i një rëndësie të veçantë.

"Si qeveri kemi thënë që nga dita e parë se jemi të hapur për bashkëpunim me sektorin privat dhe institucionet e arsimit të lartë e shkencor në vend. Ne vazhdojmë të mbështesim inovacionet reale, jo risitë e rreme, mbështesim kreativitetin, bashkëpunimin dhe partneritetin dhe shpresojmë që qendra e inovacionit digjital do të funksionojë edhe në këtë drejtim", tha Andonovski.

Ai infromoi se një vit e gjysmë pas nënshkrimit të Marrëveshjes për anëtarësimit tonë në Evropën digjitale me ribalancimin e buxhetit, shteti ka pagruar tarifën e anëtarësimit, duke e bërë kështu këtë program me vlerë prej 7,5 miliardë euro të qasshme për kompanitë tona, biznesin, OJQ-të, për Akademinë dhe për institucionet shtetërore që mund të aplikojnë për mjete për digjitalizim dhe inovacione. Dy projekte, theksoi ai, tashmë janë paralajmëruar, edhe një tjetër gjithashtu për një qendër digjitale. Ai iu referua edhe mundësisë për financim të digjitalizimit nga ana e shtetit. 

Dekani i FINKI Boro Jakimovski theksoi se DikitMak si qendër e inovacionit digjital në kuadër të aktiviteteve të parapara në qendër janë mundësi për vlerësimin e nevojave për digjitalizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vend, qasje të mëtejshme në financa në mënyrë që procesi të mund të të lehtësohen, si dhe aksesi në laboratorë të specializuar brenda Universitetit që mundësojnë testimin e zgjidhjeve konceptuale të tyre. Gjithashtu, përmes Rrjetit Evropian për Ndërmarrësi, qendra do të ofrojë mundësinë e rrjetëzimit të kompanive si në vend ashtu edhe në mbarë Evropën. ls/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR