• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Promovohet Asociacioni i parë britanik i biznesit në vend

Promovohet Asociacioni i parë britanik i biznesit në vend

Shkup, 27 shtator 2023 (MIA) - Asociacioni i parë britanik i biznesit (ABB) në vend, organizatë që synon promovimin e marrëdhënieve tregtare me Mbretërinë e Bashkuar, përfaqësimin e interesave të kompanive britanike në vend dhe kompanive të tjera që kanë biznes interesa britanike, sot u promovua në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Shkup. Themeluesit e Asociacionit janë kompanitë Xhonson Meti dhe Sopro dhe miniera SASA.

"Maqedonia e Veriut ëstë partneri më i madh tregtar i Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor. E vlerësojmë këtë partneritet dhe do të vazhdojmë ta ndërtojmë këtë histori suksesi dhe për të forcuar lidhjet tona tregtare. Si partner i fortë dhe mik i ngushtë, ne jemi të interesuar dhe të gatshëm të jemi partneri juaj i preferuar tregtar dhe investues nëpërmjet aftësive tona industriale, ekosistemit të investimeve dhe mbështetjes së qeverisë. Bizneset britanike përfaqësojnë transparencë, qëndrueshmëri, inovacion, bashkëpunim dhe partneritet, ndërsa pikërisht qëllimi i ABB-së është që t'i promovojë këto vlera në kuadër të rrethimit afarist të Maqedonisë në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha palët e interesuara", tha ambasadori britanik Methju Loson në promovimin e Asociacionit. 

Theksoi se themelimi i ABB-së është një pikë kthese në shënimin e, siç tha, marrëdhënieve të forta tregtare mes dy vendeve në vitin kur shënohet 30-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

"Që nga nënshkrimi i marrëveshjes për partneritet, tregti dhe bashkëpunim mes dy vendeve më 3 dhjetor të vitit 2020, Ambasada po shqyrton mundësitë e mbështetjes në të ardhmen për rritjen e marrëdhënieve tregtare. Vazhdojmë të shfaqim në mënyrë aktive ekspertizën dhe aftësinë e industrisë britanike për projektet përkatëse dhe palët e interesuara në vend dhe rajon, promovojmë Britaninë si partner i preferuar tregtar dhe investues në Maqedoninë e Veriut dhe promovojmë Ministrinë për garantimin e kredive eksportuese të Mbretërisë së Bashkuar si një partner aktiv në financimin e projekteve zhvillimore në vend dhe të nxitjes së tregtisë sonë dypalëshe", tha Lonson dhe shtoi se në fokusin e tyre është infrastruktura, energjia, minierat, zhvillimi i qëndrueshëm, shëndetësia, siguria dhe mbrojtja. qa/mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR