• e premte, 05 dhjetor 2025

Promovimi solemn i Programit për zhvillim të qëndrueshëm në Prespë

Promovimi solemn i Programit për zhvillim të qëndrueshëm në Prespë

Shkup, 30 qershor 2025 (MIA) - Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në partneritet me Delegacionin e Bashkimit Evropian dhe Komunën e Resnjës organizon promovim solemn të Programit për turizëm të qëndrueshëm në Prespë, si pjesë e programit integral "BE-ja për Prespën". Ngjarja do të mbahet në Shtëpinë e Klulturës "Dragi Tozija" në Resnjë me fillim në orën 11.

Siç theksohet në kumtesë, projekti "BE-ja për Prespën - restaurimi i burimeve natyrore dhe promovimi i bujqësisë dhe turizmit të qëndrueshëm", si pjesë e programit integral "BE-ja për Prespën", synon menaxhimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore në rajonin e Prespës, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës dhe zhvillimin ekonomik përmes shtigjeve të reja "të gjelbra" në bujqësi dhe turizëm. sa/

foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR