• e diel, 22 dhjetor 2024

Promovimi i Planit operativ për programet dhe shërbimet aktive në tregun e punës në vitin 2024

Promovimi i Planit operativ për programet dhe shërbimet aktive në tregun e punës në vitin 2024

Shkup, 12 mars 2024 (MIA) - Ministri teknik i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Velkovski, Vedat Osmani, drejtor i Agjencisë për Punësim dhe Armen Grigorjan, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së në Shkup sot do të trajtojnë promovimin e Planit Operativ për programet dhe shërbimet aktive në tregun e punës për vitin 2024. 

Siç njoftuan nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, pas fjalimeve, është planifikuar një diskutim ekspertësh për disa çështje si tendencat më të fundit rajonale për zhvillimin e modeleve inovative për punësim dhe rritjen e punësueshmërisë, ku jemi ne në rrugën drejt krijimit të një agjende të qëndrueshme të gjelbër dhe proceseve digjitale midis ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe cili është ndikimi real për zhvillimin e sektorit privat. qa

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR