• e diel, 05 maj 2024

Promovim solemn i nëpunësve të rinj policorë në Qendrën për Trajnim të MPB-së në Idrizovë

Promovim solemn i nëpunësve të rinj policorë në Qendrën për Trajnim të MPB-së në Idrizovë

Shkup, 27 prill 2024 (MIA) - Promovim solemn i nëpunësve të rinj policorë - gjenerata 2023-2024, do të mbahet sot në Qendrën për Trajnim të MPB-së në Idrizovë, me fillim në orën 11:00.

Në promovim fjalime do të kenë kryeministri i Qeverisë, Talat Xhaferi, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev dhe Suze Trajkovska, udhëheqëse e Qendrës së Trajnimit në MPB. 

Ngjarja do të transmetohet edhe drejtpërdrejt në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme. https://www.facebook.com/mvr.gov.mk

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR