• e diel, 22 dhjetor 2024

Promovim i Udhërrëfyesit për integritet të mediave

Promovim i Udhërrëfyesit për integritet të mediave

Shkup, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Në Klubin e Deputetëve në Shkup sot do të promovohet edicioni "Në mes të sfidave dhe zgjidhjeve - Udhërrëfyes për integritetin e mediave në Maqedoninë e Veriut" nga autorja Marina Tuneva.

Udhërrëfyesin për integritet të mediave do ta prezantojë autorja Tuneva, ndërsa do të flasin edhe kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska dhe me përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së, Armen Grigorjan.

Udhërryfyesi, siç bëjnë të ditur nga UNDP, është krijuar me qëllim që qartë të definohen sfidat kryesore dhe zgjidhjet kyçe, si dhe të mbështeten mediat profesionale në përpjekjet për raportim të paanshëm dhe shmangie nga ndikimi i qendrave të fuqishme.

Udhërrëfyesi për integritetin e mediave në Maqedoninë e Veriut është përgatitur në kuadër të projektit "Forcimi i kapaciteteve të bashkësive lokale për t'u marrë me informacionin e gabuar dhe dezinformatat me bazë gjinore", i cili zbatohet nga Programi për Zhvillim  i Kombeve të Bashkuara (UNDP) me mbështetje financiare të Danimarkës, Luksemburgut, Republikës së Koresë dhe Suedisë, në kuadër të programit UNDP Funding Windows. Ky aktivitet i projektit realizohet në partneritet me Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR