• e hënë, 23 dhjetor 2024

Promovim i projektit për hapje të qendrës rajonale për rehabilitim të fëmijëve që kanë mbijetuar kancerin

Promovim i projektit për hapje të qendrës rajonale për rehabilitim të fëmijëve që kanë mbijetuar kancerin

Shkup, 4 shtator 2023 (MIA) -  Në shkollën e dikurshme në Kuçkovë, në Komunën Gjorqe Petrov, sot do të shënohet fillimi i projektit "Tregimi vazhdon", me të cilin ky projekt do të rikonstruktohet dhe riadaptohet në qendrën rajonale për rehabilitim të fëmijëve që kanë mbijetuar kancerin.

Siç komunikoi Ministria e Pushtetit Lokal, në ngjarje do të flasin ministri dikasterial Risto Penov, drejtori i Qendrës për zhvillim të Rajonit planor të Shkupit, Jane Micevski dhe kryetarin e Komunës, Gjorqe Petrov, Aleksandar Stojkoski.

Projekti është mështetur nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe Qeveria e Zvicrës, ndërsa do të investohet nga Qendra për zhvillim të Rajonit planor të Shkupit.

Vlera e përgjithshme e projektit është 23.574.074 denarë, nga të cilat 10.380.998 denarë janë siguruar nga Ministria e Pushtetit Lokal, ndërsa 8.435.000 denarë janë siguruar nga qeveria zvicerane, ndërsa komuna ka siguruar 4.758.076 denarë, theksojnë nga Ministria e Piushtetit Lokal. mb/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR