• e hënë, 23 dhjetor 2024

Prokurorja Zorica Pavlloviq nga PTHP Shkup zgjidhet anëtare e Këshillit të prokurorëve publikë

Prokurorja Zorica Pavlloviq nga PTHP Shkup zgjidhet anëtare e Këshillit të prokurorëve publikë

Shkup, 25 janar 2024 (MIA) - Prokurorja publike Zorica Pavlloviq nga Prokuroria Themelore Publike- Shkup ka marrë më së shumti vota në zgjedhjet për anëtar të Këshillit nga radhët e prokurorëve publikë nga rajoni i Prokurorisë së lartë publike Shkup me vendvotimin numër 3.

Këshilli i prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur zgjedhje për anëtar të Këshillit nga radhët e prokurorëve publikë nga rajoni i Prokurorisë së lartë publike Shkup me vendvotim numër 3.

Vendvotimi është mbyllur në orën 16:00 pas çka Komisioni i cili i realizon zgjedhjet në PLP të Shkupit ka publikuar procesverbalin e votimit të realizuar.

"Nga gjithsej 84 votues, kandidati numër një, prokurorja publike Jasmina Zdraveska Kosteska nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka marrë 32 vota, kandidatja numër dy prokurorja publike Suzana Kuzmanovska Mirçeska nga PTHP KOK Shkup ka marrë 7 vota dhe kandidati numër tre prokurorja publike Zorica Pavlloviq prokurore publike në Prokurorinë Themelore Publike Shkup ka marrë 44 vota. Një fletëvotim ka qenë i pavlefshëm", bëri të ditur Komisioni.

Foto: arkivi i MIA-s/Këshilli i PP-së

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR