• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Prokuroria publike: Votimi në përgjithësi është i qetë dhe pa çrregullime të mëdha në procesin zgjedhor

Prokuroria publike: Votimi në përgjithësi është i qetë dhe pa  çrregullime të mëdha në procesin zgjedhor

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Konform informacioneve të marra nga prokuroritë publike në mbarë vendin, dita e sotme zgjedhore, në të cilën votohet për rrethin e dytë të Zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare deri në këto momente kalon në përgjithësi qetë dhe pa çrregullime të mëdha në procesin zgjedhor, deklaroi prokurori publik Xhelal Bajrami, kryetar i Komisionit të përkohshëm të Prokurorisë publike për përcjellje të veprave eventuale penale kundër zgjedhjeve dhe votimit si dhe parregullsi të tjera zgjedhore.

Nga fillimi i votimit këtë mëngjes tha ai, deri te prokuroritë publike dhe në adresën e posaçme elektronike izbori@jorm.mk nuk janë paraqitur incidente ose parregullsi në vendvotimet, të cilat do të kishin elemente të veprës penale.

Theksoi për parregullsi dje, për të cilat në Prokuorinë Themelore Publike Veles është formuar lëndë kundër dy personave pas denoncimit në Sektorin për punë të brendshme.

"Gjatë kontrollit tek njëri është gjetur një sasi e madhe armësh, ndërsa tek një tjetër një armë. Për personin të cilit iu gjet një sasi e madhe armësh, me propozim të prokurorit publik, Gjykata Themelore e Velesit tashmë i ka caktuar masën e arrestit, ndërsa për personin tjetër procedura do të jetë e rregullt dhe pretendimet për ryshfet të mundshëm gjatë zgjedhjeve do të kontrollohen më tej nga Prokuroria publike. Nëse jepen dëshmi, sigurisht që do të ketë aktakuzë për atë vepër", theksoi Bajrami.

Theksoi se ka pasur njoftim për dyshim për ryshfet të votuesve për Ohrin dhe Kriva Pallankën, megjithatë deri në këtë moment, tha për këto ngjarje nuk është parashtruar kallëzim penal deri te prokuroritë kompetente dhe nëse ngrihet kallëzim penal, prokuroritë do të ndërmarrin veprime për verifikim të konstatimeve në raportimet.

"Në këtë moment bëhet fjalë për një numër të vogël të ngjarjeve, të cilët do të munden eventualisht të kenë karajteristika të veprës penale, kështu që mund të jepet vlerësim i përgjthshëm se i gjithë procesi zgjedhor deri në këtë moment kalon pa probleme të mëdha nga aspekti i veprimeve të prokurorisë publike", theksoi Bajrami. 

Komisioni i përhershëm i Prokurorisë publike vazhdon ta ndjekë rrjedhën e votimit dhe është e hapur adresa elektronike për raportime eventuale për vepër penale që mund ta prishë procesin zgjedhor.

Në të gjitha prokuroritë publike sot organizohen kujdestari të jashtëzakonshme dhe ky Komision koordinohet edhe me institucionet tjera kompetente për përcjellje të procesit zgjedhor. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR