• e enjte, 04 dhjetor 2025

Prokuroria po vepron për ndriçimin e sulmit fizik ndaj ekipit të gazetarëve të Alat-M në Vizbeg

Prokuroria po vepron për ndriçimin e sulmit fizik ndaj ekipit të gazetarëve të Alat-M në Vizbeg

Shkup, 9 korrik 2025 (MIA) - Prokuroria themelore publike Shkup po vepron në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, si dhe me Shoqatën e gazetarëve me qëllim të sigurimit urgjent të të gjitha dëshmive lidhur me informatat se ekipi i TV Alsat është sulmuar dhe parandaluar t'i kryejë detyrat e veta zyrtare dhe të njoftojë për zjarrin në Vizbeg, informojnë nga PPRMV.

Lidhur me ngjarjen, siç informojnë nga PPRMV, prokurori publik do të japë urdhër dhe udhëzime për hetim të plotë të shkaqeve për shkaktimin e zjarrit dhe rrezikun e shkaktuar të përgjithshëm ndaj jetës dhe trupit të njerëzve, pronës apo ndaj mjedisit jetësor.

Shoqata e gazetarëve e Maqedonisë dhe Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike e dënoi më se ashpër sulmin e sotëm fizik ndaj ekioit të gazetarëve të Televizionit Alsat M, i cili ka njoftuar për zjarrin në deponinë e egër në Vizbeg.

Në incident, siç kumtoi Alsat M është dëmtuar pajisja, kamera dhe telefoni i gazetarit. ab/

Fotо: МIА arkivi



QËNDRONI TË LIDHUR