Prokuroria për "Aditiv": Kovaçevski ka kryer vepër penale, por momentalisht nuk ka dëshmi se është pjesë e grupit
- Vasko Kovaçevski si emër dhe i dyshuar është i fundit i nxjerrë në rastin "Aditiv". Prokurorët kanë vërtetuar se edhe ai ka kryer vepër penale. Pasi që janë siguruar dlshmi se është i implikuar në një pjesë të rastit, është zbatuar procedurë edhe për të, është theksuar sot në brifingun në Prokurori.
Shkup, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Vasko Kovaçevski si emër dhe i dyshuar është i fundit i nxjerrë në rastin "Aditiv". Prokurorët kanë vërtetuar se edhe ai ka kryer vepër penale. Pasi që janë siguruar dëshmi se është i implikuar në një pjesë të rastit, është zbatuar procedurë edhe për të, është theksuar sot në brifingun në Prokurori.
Sipas shefit të PTHP NKOK, Islam Abazi, për Kovaçevskin qëndron bazë për punë të pandershme në shërbim.
"Tasni për tani është kjo. Analizojmë. Janë marrë mbi 30 telefona. Momentalisht nuk posedojmë dëshmi se është pjesë e grupit. Analizojmë ende", tha Abazi.
Lidhur me të dyshuarit e tjerë dhe nëse janë kërkuar masa për ngrirje të pronës, Abazi theksoi se janë përfshirë më shumë ngjarje penale-juridike, si në REK Manastir, ashtu edhe në TEC Negotinë dhe se një pjesë po punohet në MPB, ndërsa një pjesë në Policinë financiare. "Do të publikojmë komunikatë për masat pasi që do të kalojnë në gjykatë", theksoi ai.
Abazi konfirmoi edhe se Kovaçevski ka edhe një denoncim nga viti 2020, por, siç sqaroi që ai rast dhe ky tani nuk kanë lidhje mes vete.
"Është e vërtetë se ndaj Kovaçevskit kemi pasur një kallëzim penal, e kemi referuar në Prokurorinë Publike Republikane dhe kemi marrë vendim për pezullim të saj. Një ankesë është paraqitur në Prokurorinë e Lartë Publike, e cila na e ka kthyer çështjen me udhëzime të caktuara. Ne ndoqëm udhëzimet dhe e refuzuam përsëri aplikimin. Tashmë sërish Prokuroria e Lartë e ka kthyer çështjen për vendim dhe procedura është në vijim. Do të shqyrtojmë udhëzimet dhe do të marrim një vendim adekuat", tha Abazi. mb/
Foto: MIA