• e hënë, 23 dhjetor 2024

Prokuroria ngriti procedurë për dy vëllezërit që kërcënuan kryetarin e Komunës së Haraçinës

Prokuroria ngriti procedurë për dy vëllezërit që kërcënuan kryetarin e Komunës së Haraçinës

 Shkup, 4 shkurt 2024 (MIA)  - Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë kundër dy vëllezërve për rrezikim të sigurisë së kryetarit të Komunës së Haraçinës.

"Të dyshuarit, të moshës 42 dhe 35 vjeç, disa herë përmes telefonit e kanë kërcënuar personin zyrtar -  kryetar i Komunës së Haraçinës, duke i shkaktuar pasiguri, shqetësim dhe frikë. Pasi i ka denoncuar, ata përmes mesazheve në viber kanë vazhduar me kërcënime  se do të sulmojnë për jetën dhe trupin e tij", njoftoi sot Prokuroria Publike. 

 Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masave të kujdesit - ndalesë për largim të vendbanimit/qëndrimit, konfiskim të përkohshëm të dokumenteve të udhëtimit apo të tjera për kalimin e kufirit shtetëror, detyrim që të paraqiten te organi kompetent, ndalesë për hyrje në selinë e Komunës së Haraçinës, si dhe ndalesë për afrim dhe kontakt me kryetarin e dëmtuar.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR