• e hënë, 23 dhjetor 2024

Prokuroria: Janë privuar nga liria të tetë personat për ndërhyrjen në M-NAV

Prokuroria: Janë privuar nga liria të tetë personat për ndërhyrjen në M-NAV

Shkup, 18 janar 2024 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike Shkup sonte kumtoi se janë privuar nga liria të tetë personat për ndërhyrjen në M-NAV më 4 janar.

"Përveç pesë personave për të cilët informuam paraprakisht, është paraqitur propozim për caktimin e masës së paraburgimit edhe për tre persona të tjerë. Për dy të dyshuarit gjyqtari i procedurës paraprake ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, në të cilën prokuroria tashmë ka paraqiut ankesë, ndërsa për të dyshuarin e tretë pritet vendimi i Gjykatës pas propozimit të prokurorit kompetent", kumtojnë nga Prokuroria.

Pas ndërhyrjes në M-NAV janë ndaluar katër persona, mes tyre edhe këshilltari i drejtorit të M-NAV-it, Bekim Neziri, të cilëve gjykata u ka caktuar masë kujdesi, por pas ankesës së Prokurorisë, Këshilli Penal i riemëroi me arrest shtëpie. I dyshuari i pestë është ndaluar më vonë dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ndërhyrja ka ndodhur më 4 janar menjëherë pas konferencës për shtyp të kryetarit të Sindikatës Profesionale të Kontrollorëve të Trafikut Ajror, Aleksandar Tasevski, në të cilën ai informoi se kontrollorët e trafikut ajror dhe ndihmësit e tyre në M-NAV pritet të fillojnë të japin dorëheqje nga pozitat drejtuese, si mbështetje e aktiviteteve sindikaliste dhe reagimet për shpalljen e fundit për punësim në këtë institucion.

Prokuroria Publike ka hapur hetime ndaj tetë personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer vepër penale – Rrezikim të sigurisë së trafikut ajror. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR