• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Prokuroria: Hetim për përdhunimin e një fëmije në Tetovë

Prokuroria: Hetim për përdhunimin e një fëmije në Tetovë

Shkup, 18 prill 2023 (MIA) - Prokuroria Publike Themelore Tetovë solli urdhër për zbatimin e një procedure hetime kundër një personi për veprën penale "përdhunimi i një fëmije i cili nuk i ka mbushur 15 vjeç".

"I dyshuari një 19-vjeçar, më 12 prill, në afërsi të një marketi tek ndërtesat e vjetra të Universitetit Shtetëror në Tetovë, me përdorimin e forcës dhe kërcënimeve, ka kryer sulm seksual mbi një vajzë 14-vjeçare. Ai, së bashku me edhe një person të panjohur, e kanë pritur viktimën në një rrugicë derisa po shkonte drejt marketit. I dyshuari, ndryshe fqinj i saj, e ka tërhequr për dore drejt një automjeti të parkuar në afërsi. Personi tjetër e ka hapur automjetin, pas çka i dyshuari e ka goditur të dëmtuarën në fytyrë dhe e ka shtyrë të hyjë brenda në sediljen e pasme. Automjetin e ka drejtuar një person i panjohur, i cili i ka mbyllur dyert dhe i ka çuar 200 metra më larg, pas çka e ka parkuar automjetin dhe ka dalë. Në sediljen e pasme kanë mbetur i dyshuari dhe e dëmtuara, ndërsa ai me përdorimin e forcës e ka detyruar vajzën për veprime seksuale. Më pas i është paraqitur një personi të panjohur dhe së bashku me automjetin e kanë kthyer viktimën në vendin ku e kanë marrë. I dyshuari është kërcënuar se do ta vrasë në qoftë se i tregon dikujt për ngjarjen", thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Prokurori publik kompetent gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Tetovë i ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për personin e dyshuar, duke vlerësuar se ai mund të arratiset dhe të ndikojë mbi dëshmitarin.viktimën ose ta përsërisë veprën. Gjykata e ka pranuar propozimin e prokurorisë dhe të dyshuari ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

 

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR