• e martë, 24 dhjetor 2024

Prokurori publik Kocevski e vizitoi Qendrën hetuese të PTHP Shkup

Prokurori publik Kocevski e vizitoi Qendrën hetuese të PTHP Shkup

Shkup, 28 shkurt 2024 (MIA) - Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lupço Kocevski sot është njohur me rezultatet e punës dhe organizimit të Qendrës hetuese në Prokurorinë Themelore Publike Shkup në të cilin për momentin punojnë gjithsej 17 hetues të specializuar për hulumtimin e llojeve të ndryshme të krimeve", informojnë nga Prokuroria Publike Republikane.

Qendra hetuese po rritet në një lloj bërthame të prokurorisë dhe numri i çështjeve të trajtuara nga hetuesit në një vit është pothuajse dyfishuar – nga 150 raste në 2022 në mbi 280 raste në 2023. Hetuesit në mënyrë të pavarur ndërmarrin një numër të madh të veprimeve të ndryshme - mbledhjen e dokumentacionit, kërkesat për institucionet, pjesëmarrjen në bastisje dhe heqjen e lirisë së personave, si dhe angazhohen në veprime të bashkëpunimit ndërkombëtar me organet hetuese të vendeve të tjera.

"Tashmë është realizuar lidhja me Regjistrin qendror dhe me bazën e të dhënave të MPB-së, kështu që tani për pak minuta mund të sigurojmë të dhëna për profilin e një personi juridik që e hetojmë ose për identitetin e një personi të caktuar fizik ose automjeti. Në ditët në vijim do të bëhet një lidhje me bazat e të dhënave të Agjencisë për kadastër të patundshmërive dhe Agjencisë për punësim, me çka praktikisht do të rritet efikasiteti i veprimit, sqaroi prokurorja publike Marija Xhabirova Vellkov, udhëheqëse e Qendrës hetuse të PTHP Shkup.

Prokurori themelor publik Gavril Bubevski theksoi se qendra hetuese është prioritet për Prokurorinë Themelore Publike Shkup nga pikëpamja e sigurimit të të gjitha mjeteve të nevojshme financiare dhe kuadro për funksionimin normal të saj.

Prokurori publik shtetëror Kocevski shprehu kënaqësinë e tij për rezultatet e arritura nga qendra hetuese e Prokurorisë Publike Shkup dhe kërkoi nga hetuesit që përvojën dhe mënyrën e funksionimit të tyre ta bartin në prokuroritë tjera ku janë krijuar qendra të tilla.

Shumica e pajisjeve për Qendrën hetuese të PTHP Shkup janë donacion nga Ambasada e SHBA-së. Janë krijuar qendra hetuese edhe në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në prokuroritë themelore publike në Tetovë dhe Kumanovë. ls/

Foto: PPRMV

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR