• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Procesi i reformave për gjyqësorin në fokus të takimit Ademi - Fillkov

Procesi i reformave për gjyqësorin në fokus të takimit Ademi - Fillkov

Shkup, 18 tetor 2024 (MIA) – Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi dhe ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, realizuan takim protokollar. 

Në takim, siç bëri të ditur Gjykata Supreme, është diskutuar për shumë çështje nga sfera e gjyqësorit, me theks të veçantë në zbatimin e procesit të reformave, zbatimin e ligjeve dhe akteve nënligjore dhe nevojës për ndryshime të zgjidhjeve normative në përputhje me angazhimet për avancimin e sistemit gjyqësor. 

Ademi ka theksuar se Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vazhdimësi ndërmerr aktivitete për avancimin e efikasitetit, transparencës, besimit publik, zbatimit të standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe avancimin e praktikës gjyqësore. 

Fillkovi i ka theksuar hapat e reformave të drejtuara në ndërtimin e sistemit gjyqësor transparent dhe efikas dhe aktivitetet të cilat ndërmerren në atë plan. 

Në atë drejtim, në takim është theksuar rëndësia e bashkëpunimit të ndërsjellë në zbatimin e procesit të reformave në bazë të përcaktimeve strategjike të shtetit dhe parimeve të sundimit të drejtësisë. fc/

Fotografia: Gjykata Supreme

QËNDRONI TË LIDHUR