• e premte, 05 dhjetor 2025

Procesi i eurointegrimeve është i gjallë, me heqjen e bilateralizimit mund të gjendet mënyrë që të lëvizim përpara, thotë Murtezani

Procesi i eurointegrimeve është i gjallë, me heqjen e bilateralizimit mund të gjendet mënyrë që të lëvizim përpara, thotë Murtezani

Shkup, 30 qershor 2025 (MIA) - Temë qendrore e takimit të sotëm bilateral me aurokomisaren për zgjerim, Marta Kos do të jetë Plani për rritje, megjithatë në secilin takim me përfaqësuesit e lartë nga Brukseli gjithsesi se bisedojmë edhe për gjetje të zgjidhjeve të mudnshme, me atë rast për ruajtjen e pozitave tona dhe sigurimin e procesit të eurointegrimeve deri në fund, kështu që presim që edhe ajo temë do të hapet në takimin e sotëm bilateral, deklaroi ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp me rastin e një viti Qeveri.

Lidhur me porositë nga eurokomisarja Kos, Murtezani tha se nuk mund të përgjigjet në mëynrë hipotetike, por se "gjithçka që çon drejt dialogut që do të thotë parashikueshmëri në procesin e negociatave për ne është e mirëseardhur".

"Edhe kryeministri personalisht edhe Qeveria disa herë kemi shprehur gatishmëri që ta fillojmë atë proces të dialogut, i cili do të çojë drejt zhbllokimit të procesit", deklaroi Murtezani.

I pyetur rreth kontestit me Bullgarinë dhe bllokadën politike, Murtezani tha se procesi i integrimit të vendit në BE nuk është vetëm vetoja bullgare, duke cekur se ka shumë segmente dhe vazhdime.

"Procesi nuk është bllokuar, ai është i gjallë, ka shumë segmente dhe vazhdime. Vetoja bullgare nënkupton pengesë për hapje të negociatave sipas kornizës negociuese. Ajo që ne fokusohemi në Planin për rritje është sepse BE-ja përmes kësaj kornize u mundëson qasje qytetarëve të Ballkanit Perëndimor drejt shërbimeve të cialt ekskluzivisht ishin vetëm për vendet anëtare të BE-së. Prandaj, pa u bërë anëtare qytetarët e vendeve kandidate mund të jenë pjesë e këtyre volitshmërive", deklaroi Murtezani.

Lidhur me kërkesën për zgjidhje dhe hapje të negociatave, Murtezani theksoi se shteti ynë çdoherë ka treguar gatishmëri.

"Por, për fat të keq tendenca e bilateralizimit i konfirmon qëndrimet tona se bilateralizimi do të vazhdojë edhe më tej", deklaroi Murtezani.

Murtezani, edhe njëhrë theksoi se si Qeveri nuk frikësohen nga kurfarë kërkesash, por ato kërkesat e reja të mos jenë bilaterale dhe të mos shndërrohen në bllokime.

"Kur i dëgjojmë përfaqësuesit e lartë nga Brukseli, ata thonë zbatojini ndrysimet kushtetuese, Kur i dëgjojmë përfaqësuesit nga Bullgaria, ata thonë ndryshimet kushtetuese, kornizën negociuese, protokollet. Kjo do të thotë se nuk është qëdnrimi i njejtë. Ne themi, se nëse insistohet në të gjitha ato në të cilat insiston Bullgaria, ndërkaq duke e prëfshirë edhe protokollin e dytë, ai është një rrezik i madh, sepse nëse e lexojmë me kujdes protokollin, shohim se aty gjithçka është bilateralizuar dhe të gjithë ato hapa në të ardhmen shumë lehtë mund të shndërrohen në bllokime", deklaroi Murtezani.

Lidhur me protokollet nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, Murtezani tha se problemi kyç është pozita unilaterale e Bulglarisë, që po shndërrohet në pozitë të përbashkët të BE-së.

"Interpretimi unilateral i tërë atyre dokumenteve të Bullgarisë është përmes prizmës së bilateralizimit. Ne konsiderojmë se për të gjitha ato dokumente, të cilat disa janë në kornizën negociuese, dhe disa jo, me heqjen e dioptrisë së bilateralizimit mund të gjendet mënyrë që ne të lëvizim prëpara, megjithatë nëse insistohet që tërë ato dokumente të shihen vetëm nga dioptria bilaterale, mendoj se do të mbetemi të bllokuar edhe më tej", deklaroi Murtezani.

Sipas Murtezani, nuk do të thotë se nëse kemi strukturë të përfunduar negociuese, ajo do të presë derisa nuk gjendet zgjidhje me Bullgarinë, duke cekur se shteti tashmë i ka marrë të gjithë gjashtë raportet nga procesi i skriningut dhe struktura për negociata e cila është kompetente do t'i marrë dhe u jep udhëzime institucioneve për zbatim të reformave të nevojshme. ab/

Foto/video: Qeveria

 

QËNDRONI TË LIDHUR