• e premte, 05 dhjetor 2025

Problemi me honorarët në Spitalin e Tetovës do të zgjidhet në mënyrë sistematike, paralajmëruan Mickoski dhe Kasami

Problemi me honorarët në Spitalin e Tetovës do të zgjidhet në mënyrë sistematike, paralajmëruan Mickoski dhe Kasami

Tetovë, 21 korrik 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski dhe kryetari i Komunës së Tteovës dhe lider i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami nga Tetova porositën se në mënyrë sistematike do të zgjidhet problemi me të punësuarit me honorar në spitalin e Tetovës. Kjo është prëgjigja e tyre ndaj akuzave të Bashkimit Demokratik për Integrim se nuk ka pajtueshmëri pë themelim të marrëdhënies së përhershme të punës për 155 infermieret dhe profilet e tjera në Spitalin klinik në Tetovë.

"Nuk i ndajmë si Qeveri dhe nuk do t'i ndajmë nëse të punësuarit janë në Tetovë, në Strumicë, në Gostivar apo në Gjevgjeli. Ne jemi Qeveri e të gjithë qytetarëve maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, vllehë, boshnjakë, romë, tetovarë, qytetarë të Strumicës, Gostivarit, Manastirit, Prilepit, Kërçovës, të gjithëve. Duhet të mësohemi me Qeveri të tillë, mendoj se më shumë se një vit duhej të bëhej e qartë se kjo Qeveri nuk i ndan qytetarët as për nga qyteti, as për nga komuna, as për nga përkatësia etnike", theksoi Mickoski gjatë vizitës në Tetovë.

Kasami përkujtoi se në resorin e shëndetësisë pati ndërrim të ministrit, ndërkaq se ka filluar procedura për marrëdhënie të përhershme të punës.

"E dimë se bëhet fjalë për ndërrim të ministrit të Shëndetësisë ku kjo procedurë ka filluar që më parë dhe duhej të përfundonte më herët. Por ministri i mëparshëm në vend se të merret me punët, përgjegjësitë të cilat i kishte si ministër, merrej më shumë me politikë. Tani me ministrin e ri dhe së bashku me Qeverinë, po punojmë që ajo çështje në përputhje me të gjitha punësimet në sistemin shëndetësor dhe në spitale të tjera të zgjidhet në interes të pacientëve dhe në interes të qytetarëve", tha Kasami. ab/

foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR