Privohet nga liria shoferi i cili nën ndikimin e alkoolit ka goditur një këmbësor mbrëmë në Shkup, i është konfiskuar automjeti
- Në SPB Shkup mbrëmë është raportuar se në rrugën "Sën. Cirili dhe Metodi" në Shkup, automjeti motorik i pasagjerëve "Mercedes" me targa të Shkupit i drejtuar nga N.N. (48) nga Gostivari ka goditur personin B.L. (25) nga Manastiri. Është konstatuar se N.N ka qenë duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, më pas është arrestuar dhe automjeti është sekuestruar për procedim të mëtejshëm.
- Post By Sara Ademi
- 11:32, 2 mars, 2025

Shkup, 2 mars 2025 (MIA) - Në SPB Shkup mbrëmë është raportuar se në rrugën "Sën. Cirili dhe Metodi" në Shkup, automjeti motorik i pasagjerëve "Mercedes" me targa të Shkupit i drejtuar nga N.N. (48) nga Gostivari ka goditur personin B.L. (25) nga Manastiri. Është konstatuar se N.N ka qenë duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, më pas është arrestuar dhe automjeti është sekuestruar për procedim të mëtejshëm.
Nga MPB informojnë se B.L. është dërguar në Qendrën Klinike "Nëna Terezë", ku u konstatua se ka lëndime të rënda trupore.
"N.N. është testuar për alkool dhe është konfirmuar se automjetin e ka drejtuar nën ndikimin e tij, 1,35 promilë alkool, pastaj me urdhër të prokurorit publik është privuar nga liria, ndërsa automjeti "mercedes" është marrë për procedurë të mëtejshme. Pas dokumentimit të rastit, SPB Shkup do të bëjë kallëzim përkatës penal", thuhet në kumtesën e MPB-së. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s