Privohet nga liria shoferi i cili goditi një të mitur në rr. "Pero Nakov" në Shkup dhe iku nga vendi i ngjarjes
- Post By Fitore Curri
- 09:40, 31 tetor, 2025
Shkup, 31 tetor 2025 (MIA) - Nëpunës policorë nga Njësiti për Polici Intervenuese në SPB Shkup mbrëmë e privuan nga liria B.R. (59) nga Shkupi, i cili me datë 28.10.2025, rreth orës 20:30, në rr. "Pero Nakov" në Shkup, me automjet të udhëtarëve "fiat seiçento'' ka goditur një të mitur 11-vjeçare nga Shkupi, e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, njoftoi MPB.
Në aksident ka pësuar lëndime të rënda trupore e mitura, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë".
Menjëherë pas pranimit të denoncimit, janë ndërmarrë masa dhe veprime përkatëse, shoferi dhe automjeti janë gjetur dhe B.R. me urdhër të prokurorit publik është ndaluar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim penal përkatës, bëjnë të ditur nga MPB. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s