Privohet nga liria personi që kishte gjuajtur me armë dhe katër ndihmësit lidhur me vrasjen e mbrëmshme në Shtip
- Pas ndërmarrjes së masave dhe veprimeve, me ç’rast ishte përdorur edhe droni, në afërsi të pikëpagesës Milladinovc, nëpunësit policorë nga liria e privuan K.K. (21) nga Republika e Turqisë për të cilin ekziston dyshimi se është kryerësi i krimit, si dhe A.H. (22), T.M. (22), O.M. (29) dhe A.O. (28), të gjithë nga Republika e Turqisë, për shkak të dyshimit se i kanë ndihmuar personit K.K. të ikë nga vendi i ngjarjes, kumtuan nga MPB.
- Post By Sara Ademi
- 11:00, 9 maj, 2025
Shkup, 9 maj 2025 (MIA) - Pas ndërmarrjes së masave dhe veprimeve, me ç’rast ishte përdorur edhe droni, në afërsi të pikëpagesës Milladinovc, nëpunësit policorë nga liria e privuan K.K. (21) nga Republika e Turqisë për të cilin ekziston dyshimi se është kryerësi i krimit, si dhe A.H. (22), T.M. (22), O.M. (29) dhe A.O. (28), të gjithë nga Republika e Turqisë, për shkak të dyshimit se i kanë ndihmuar personit K.K. të ikë nga vendi i ngjarjes, kumtuan nga MPB.
"Gjegjësisht, në orën 22.15 në pikëpagesën Milladinovc, në një aksion të përbashkët të SPB Shtip, SPB Shkup dhe policisë së qarkullimit rrugor, ishte ndaluar automjeti i pasagjerëve "bmv" me targa regjistrimi të Shtipit, në të cilin ndodheshin A.H., T.M., O.M. dhe A.O., me ç’rast A.H. ishte arratisur, ndërsa personat tjerë ishin privuar nga liria. Shumë shpejt, pas ndërmarrjes së masave, ai dhe kryerësi K.K. ishin gjetur dhe privuar nga liria", kumtoi MPB.
Të gjithë personat u ndaluan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit në koordinim me prokurorin publik, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.
Në SPB Shtip është denoncuar se në një objekt hotelerie në sheshin e qytetit të Shtipit është gjuajtur me armë zjarri ndaj E.O. (25) nga Republika e Turqisë, pas çka kryerësi ka ikur me automjet. I plagosuri u transportua në Spitalin Klinik të Shtipit ku në orën 22:10 ndërroi jetë.
Njëzet e pesë vjeçari E.O. u vra mbrëmë në restorantin "Vami" në sheshin e qytetit në Shtip, konfirmuan për MIA-n nga Spitali Klinik i Shtipit. Ai u dërgua në spital pa shenja jete, me disa plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Mjekët u përpoqën ta ringjallnin, por përpjekjet e tyre ishin të pasuksesshme. sa/
foto: Arkivi i MIA-s