Privohet nga liria një shtetas i Republikës së Greqisë, në automobilin e tij janë gjetur cigare dhe duhan pa dokumentacion
- Në parkingun e hapësirës ndarëse të Vendkalimit kufitar Bogorodicë, nëpunësit policorë e privuan nga liria N.M. (55) nga Republika e Greqisë. Ai u kap duke vendosur një sasi të madhe cigaresh në një automjet pasagjerësh ,,Audi A6’’ me targa nacionale gjermane.
- Post By Sara Ademi
- 13:36, 6 maj, 2025
Shkup, 6 maj 2025 (MIA) - Në parkingun e hapësirës ndarëse të Vendkalimit kufitar Bogorodicë, nëpunësit policorë e privuan nga liria N.M. (55) nga Republika e Greqisë. Ai u kap duke vendosur një sasi të madhe cigaresh në një automjet pasagjerësh ,,Audi A6’’ me targa nacionale gjermane.
MPB sot kumtoi se gjatë kontrollit të automjetit, u konstatua se targat ishin çregjistruar dhe i përkisnin një automjeti tjetër, ndërsa në automjet u gjetën 276 kuti me lloje të ndryshme cigaresh dhe 20 pako duhani pa dokumentacion. Përndryshe, në periudhën e mëparshme janë ndërmarrë masa operative në bashkëpunim me Administratën Doganore dhe është vërtetuar se automjeti po përdorej për kontrabandë të mallrave me akcizë.
"Është njoftuar prokurori publik, automjeti dhe cigaret janë konfiskuar, ndërsa personi është shoqëruar në Stacionin Policor Gjevgjeli. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihen akuza përkatëse sipas nenit 378 - "falsifikim i dokumentit" dhe nenit 278 - "kontrabandë" të Kodit Penal", kumtoi MPB. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s