• e premte, 05 dhjetor 2025

Privohet nga liria një person nga Shkup, ka transportuar mall pa dokumentacion

Privohet nga liria një person nga Shkup, ka transportuar mall pa dokumentacion

Shkup, 21 prill 2025 (MIA) - Nëpunës policorë nga Njësia policore Mirkovci në SPB Shkup, pardje rreth orës 19.20 në fshatin Pobozhje, komuna Çuçer Sandevë, kanë ndaluar automjetin Mercedes me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.A. (48) nga fshati Tanushë, rajoni i Shkupit. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 192 pako mallra për të cilat personi nuk posedonte asnjë dokumentacion.

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “kontrabandë” nga neni 278 i Kodit Penal, E.A. është privuar nga liria dhe bashkë me automjetin u dërgua në stacionin policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit dhe në koordinim me prokurorin publik do të bëhet parashtresa përkatëse. bsh/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR