• e hënë, 23 dhjetor 2024

Privohet nga liria një 29-vjeçar nga Prilepi për shkaktim të zjarrit

Privohet nga liria një 29-vjeçar nga Prilepi për shkaktim të zjarrit

Shkup, 13 gusht 2024 (MIA) – Një njëzet e nëntë vjeçar nga fshati Kanatlarci i Prilepit me inicialet H.M. mbrëmë në orën 21 është privuar nga liria nga policia e DPB Prilep nën dyshimin se ka kryer veprën penale “shkaktim të zjarrit në pyll”.

Siç informon MPB, ai dyshohet se rreth orës 19 në vendin e quajtur “Koria” në atarin e fshatit Kanatlarci ka shkaktuar zjarr në të cilin është djegur bar i thatë.

Zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë territoriale kundër zjarreve Prilep, ndërsa nuk ka persona të lënduar.

"Personi është mbajtur në stacionin policor dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët kallëzim përkatës, kumton MPB-ja.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR