• e diel, 06 tetor 2024

Privohen nga liria katër persona nga Gostivari për gjashtë vjedhje të rënda

Privohen nga liria katër persona nga Gostivari për gjashtë vjedhje të rënda

Shkup, 25 korrik 2023 (MIA)- Dje në ora 13:30 minuta nëpunës policorë të SPB Tetovë-Njësia e Punëve të Brendshme Gostivar në rr. “18-të Nëntori”, bulevardin “Vëllezërit Gjinovski”, rr. “JNA” dhe rr.”Borçe Veljanovski” në Gostivar kanë privuar nga liria Е.А.(19), L.H.(20), Z.А.(20) dhe një të mitur të gjithë nga Gostivari.

Nga MPB njoftojnë se personat dyshohen se kanë kryer gjashtë vjedhje të rënda në banesa. Sendet e vjedhura janë gjetur dhe të njëjtat do t’u kthehen pronarëve.

Personat janë dërguar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.

QËNDRONI TË LIDHUR