Pritje e ngrohtë për Ronaldon në Teheran
- Ardhja e klubit saudit Al Nasër, i drejtuar nga ylli portugez Kristiano Ronaldo, krijoi interes të madh në Teheran para ndeshjes në Ligën Aziatike të Kampionëve kundër klubit më të njohur iranian Persopolis.
Teheran, 18 shtator 2023 (MIA) - Ardhja e klubit saudit Al Nasër, i drejtuar nga ylli portugez Kristiano Ronaldo, krijoi interes të madh në Teheran para ndeshjes në Ligën Aziatike të Kampionëve kundër klubit më të njohur iranian Persopolis.
Pas uljes në aeroportin "Imam Homeini", kryetari i Persepolisit priti personalisht delegacionin e Al Nasër dhe i dhuroi Ronaldos një tapet luksoz persian, pas së cilës autobusi me lojtarët u nis me brohoritje nga një numër i madh tifozësh.
Pankarta të mëdha me mbishkrime "Mirë se erdhët" dhe portrete të futbollistëve të Al-Nasër janë vendosur në urat e rrugëve kryesore në kryeqytetin e madh iranian, i pamësuar të mirëpresë yje ndërkombëtarë për shkak të izolimit diplomatik të vendit.
Fatkeqësisht, asnjë tifoz nuk do të mund të ndjekë ndeshjen mes klubeve iraniane dhe saudite, të planifikuar për nesër në stadiumin "Azadi", i cili me 90.000 ulëset është më i madhi në Iran, për shkak të sanksioneve të vendosura nga Konfederata Aziatike e Futbollit pas një postimi të diskutueshëm në faqen e Instagramit të Persepolis në vitin 2021.
Ndeshja, e cila do të luhet me dyer të mbyllura, megjithatë do të transmetohet në televizion. qa/ar/
Foto: Fejsbuk