• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pritet që Qeveria të miratojë dhënien me qira të tokës, pas së cilës do të fillojë investimi për makina elektrike në Tetovë

Pritet që Qeveria të miratojë dhënien me qira të tokës, pas së cilës do të fillojë investimi për makina elektrike në Tetovë

Shkup, 7 korrik 2023 (MIA) - Pas 11 muajsh bisedime, kompania që planifikon investim për makina elektrike në Tetovë, ka nënshkruar marrëveshje me tri kompani ndërtimore vendore për ndërtimin e objektit.  Për momentin pritet që Qeveria  të japë pëlqim të marrëveshjes për dhënine me qira të tokës, bëri të ditur sot drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZHTI), Jovan Despotovski.

Siç vlerësoi Despotovski, gjërat po rrjedhin, por jo me dinamikën e dëshiruar.

 

"Për momentin 'topi' është te Qeveria. Presim pëlqimin për dhënien me qira të tokës në javët e ardhshme. Menjëherë pas kësaj, detyrimi do të jetë i yni, i Drejtorisë, në mënyrë përkatëse ta përgatisim tokën. Terreni, e gjithë zona atje, rrezikohet nga përmbytjet. Punët po lëvizin, por jo me dinamikën e dëshiruar. Punët përgatitore tashmë kanë përfunduar, ka pasur testim të tokës. Praktikisht, punimet kanë filluar, por, megjithatë, kur do të shohim ekskavatorë dhe makina ndërtimore në lokacion, atëherë mund të themi se ,po, aktivitetet kanë filluar", thekson Despotovski.

Qeveria para një viti me “Nekst.E.GO Mobile” nënshkroi marrëveshje për ndihmë shtetërore për një investim të ri, i cili parashikon prodhim të plotë të makinave elektrike e.GO në ZZHTI  Tetovë. ar/

 Foto: MIA dhe Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR