• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pritet financim i 350 projekteve të komunave me plotësimin e thirrjes qeveritare

Pritet financim i 350 projekteve të komunave me plotësimin e thirrjes qeveritare

Shkup, 28 tetor 2024 (MIA) – Në sektorin Transport do të ndahen 2,4 miliardë denarë përmes thirrjes qeveritare për mbështetje financiare të projekteve infrastrukturore, ndërsa kryeministri Hristian Mickoski pret që numri i përgjithshëm i projekteve për të cilat komunat aplikuan bashkë me plotësimin e thirrjes të jetë mbi 350.

“Plotësisht me ato projekte që presim të plotësohen deri më 15 nëntor, do të lëmë numrin 350, minus një komunë që fatkeqësisht konkurroi vetëm me një projekt që është në fazën e ndërtimit me një kontraktor të përzgjedhur dhe këtu nuk mund të bëjmë asgjë. Më vjen keq që kështu vendosën kryesia e asaj komune dhe kryetari i komunës”, tha Mickoski në pyetjen e gazetarëve, pas rezultateve të thirrjes publike të qeverisë në bazë të së cilës dje janë nënshkruar kontrata me komunat për 274 projekte për investime kapitale në vlerë prej 4,1 miliardë denarë. 

Mickoski informoi se për projektet në sektorin Transport vlera e mjeteve është 2,4 miliardë denarë. 

“Do të ketë rrugë të reja, ujësjellës, kanalizim, bulevarde, me të vërtetë do të jetë diçka që nuk ka ndodhur deri më tani, projekt epik. Ajo që është e rëndësishme për qytetarët. Interesi ynë janë qytetarët. Ne punojmë për ata, nuk punojmë siç punonte qeveria e mëparshme bandite e LSDM-së dhe BDI-së që ta shohë interesin e saj, pastaj në opozitë të shkruajmë letra, por punojmë për interesin e qytetarëve. Ai është fokusi ynë. Ne nuk humbim kohën duke shkruar letra, por duke punuar dhe kështu do të vazhdojmë”, deklaroi Mickoski. 

Në një koment të gazetarëve se derisa po përgatiten projekte të reja vazhdon migrimi i njerëzve, kryeministri tha se për fat të keq ai trend po vazhdon, por se Qeveria e re po krijon ambient dhe po kthehet shpresa që të fillojnë të kthehen ata që migruan të cilët sipas tij në pjesën më të madhe janë larguar për shkak të padrejtësive që u ishin shkaktuar dhe mosfunksionimit të sistemit. 

Projekte infrastrukturore nga sfera e Mbështetjes financiare në transport do të fitojnë komunat Berovë, Aerodrom, Manastir, Bogdanci, Bosilovë, Butel, Vallandovë, Vevçan, Veles, Vrapçisht, Gazi Babë, Gjevgjeli, Gostivar, Gradsko, Dibër, Demir Kapi, Debarcë, Demir Hisar, Dojran, Dollnen, Gjorçe Petrov, Zhelinë, Zelenikovë, Zërnovc, Ilinden, Jegunovc, Kavadar, Karposh, Karbinci, Kriva Pallankë, Krushevë, Mavrovë, Rostushë e tjerë. Projektet  kanë të bëjnë me investime në rrjeitn rrugor lokal, rrugë, shtigje, rrugë të qasshme...

Në pjesën e politikës sociale, do të investohen rreth 59 milionë denarë, që do të përdoren në ndërtimin e kopshteve tjera për fëmijë në Petrovec dhe Gazi Babë. Në sferën e sportit janë nënshkruar marrëveshje me vlerë prej 220 milionë denarëve për ndërtimin e qendrave për sport, parqeve rekreative dhe sallave sportive në komunat Vevçan, Demir Hisar, Qendër, Manastir, Kavadar, Çashkë e tjerë. Për realizimin e projekteve nga kultura dhe turizmi janë paraparë rreth 200 milionë denarë, të cilat janë dedikuar për komunat Gjevgjeli, Pehçevë, Radovish, Gazi Babë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s, printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR