• e hënë, 23 dhjetor 2024

Prezantimi i rezultateve nga dy studimet e përpunuar nga Analitika

Prezantimi i rezultateve nga dy studimet e përpunuar nga Analitika

Shkup, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Analitika think-thank sot e organizon ngjarjen "Përmes përforcimit të politikave fiskale dhe shëndetësore deri në uljen e rasteve të vdekjes, parandalimi i pirjes së duhanit te të rinjtë dhe të ardhurat e rritura buxhetore në Maqedoninë e Veriut".

Do të prezantohen rezultatet dhe rekomandimet e dy studimeve të përpunuara nga ekipi i Analitika "Ndikimi i tatimimit të cigareve në uljen e pirjes së duhanit dhe rritja e të ardhurave buxhetore" dhe "Ndikimi i çmimeve të cigareve dhe politikat e kontrollit të duhanit ndaj nismave me pirjen e duhanit te adoleshentët: Dëshmi nga Maqedonia e Veriut".

Siç është njoftuar ngjarjen do ta hapë zëvendësministrja Maja Manoleva.

Hulumtimi i Analitika tregon se rritja e akcizës për produktet e duhanit çon në një rritje prej 22.4 për qind të të ardhurave buxhetore dhe shmangien e 39,000 vdekjeve të parakohshme tek të rriturit, si dhe shmangien e 1,600 vdekjeve të parakohshme tek të rinjtë. Në të njëjtën kohë, përdorimi i politikave të çmimit dhe joçmimit mund të zvogëlojë probabilitetin e fillimit të pirjes së duhanit tek të rinjtë. Sipas rezultateve të tyre, një rritje prej 10 për qind e çmimeve të cigareve do të zvogëlonte për tre për qind gjasat që të rinjtë të fillonin duhanin.

Ngjarja është pjesë e projektit hulumtues-shkencor "Përparimi i politikave tatimore për duhan në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme", të financuar nga Universiteti Ilinois në Çikago (UIC) dhe Bloomberg Philanthropies. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR