• e diel, 22 dhjetor 2024

Prezantimi i raportit për trajtimin e qytetarëve në institucionet shëndetësore private dhe publike

Prezantimi i raportit për trajtimin e qytetarëve në institucionet shëndetësore private dhe publike

Shkup, 31 mars 2023 (MIA) - Në kuadër të projektit "Shkeljet e të drejtave të njeriut në fushën e kujdesit shëndetësor", sot do të prezantohet dokumenti "Raporti për trajtimin e qytetarëve në institucionet shëndetësore private dhe publike pas thirrjes për ndihmë juridike nga organizatat e shoqërisë civile, një qasje e përbashkët dhe e sistemuar", e përgatitur nga Laboratori  Raportues i Hulumtimit, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Shoqata  e Juristëve të Rinj të Maqedonisë dhe Klubi i Mjekëve të Rinj.

Dokumenti është përgatitur me mbështetjen financiare të Agjencisë Suedeze për Zhvillimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar-Sida e mundësuar përmes fondacionit "Rrjeti Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile", Shkup.

"Meqenëse interesimi i publikut për këtë temë ka arritur kulmin pas publikimit të filmit dokumentar investigativ "Gjaku i papastër" nga Laboratori i Gazetarisë Investigative (IRL) më 17 korrik të vitit 2022 dhe informacioneve të përfshira në të, kemi nderin t'ju ftojmë të prezantimin e gjetjeve që dolën nga hulumtimi i mëpasshëm, të përmbledhura në Raport", informojnë nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR