• e hënë, 23 dhjetor 2024

Prezantim i studimit për shërbimet dhe kujdesin ndaj të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara gjatë pandemisë

Prezantim i studimit për shërbimet dhe kujdesin ndaj të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara gjatë pandemisë

Shkup, 19 prill 2023 (MIA) - Studim “Qasje në shërbimet e kujdesit afatgjatë në Maqedoninë e Veriut” në kuadër të projektit “Forcimi i rezistencës së të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara gjatë KOVID-19 dhe fatkeqësive të ardhshme” sot do të prezantohet në ambientet e Kryqit të Kuq.

Siç paralajmëruan nga Kryqi i Kuq, përveç sekretarit të përgjithshëm, Sait Saiti, fjalim do të kenë edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti.

Projekti është mbështetur nga Bashkimi Evropian, Agjencia austriake për zhvillim dhe Kryqi Kuq i Austrisë, koordinohet nga Kryqi i Kuq i Serbisë, ndërsa partnerë në Maqedoninë e Veriut janë Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shoqata Humaniteti.

Sipas hulumtimit të kryer, siç informojnë nga Kryqi i Kuq, nga mostra e përfshirë e personave të moshës nga 65 dhe më lart në vend, 25,6 për qind kishin nevoj për kujdes afatgjatë për shkak të veshtirësive të mëdha në funksionim, ndërsa tek personat me aftësi të kufizuar të moshës prej 18 deri 64 vjet, madje 64 për qind janë persona që kanë nevoj për kujdes afatgjatë për shkak të vështirësive të mëdha në kryerjen e aktiviteteve të përditshme.

"Ky studim është përgatitur sipas të njëjtës metodologji dhe me mostra të ngjashme në Ballkanin Perëndimor dhe përfaqëson një nga përpjekjet e para të rëndësishme për të fituar njohuri mbi nevojat dhe qasjen e shërbimeve të kujdesit afatgjatë, i cili, duke marrë parasysh plakjen e përshpejtuar demografike në rajon, do të jetë gjithnjë e më i nevojshëm, nga një numër në rritje i njerëzve", kumtoi Kryqi i Kuq. ls/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR