• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Prezantim i raportit vjetor për lirinë e informimit në Ballkanin Perëndimor

Prezantim i raportit vjetor për lirinë e informimit në Ballkanin Perëndimor

Shkup, 19 prill 2023 (MIA) - Në Shkup sot do të prezantohet raporti vjetor i BIRN për lirinë e informimit në Ballkanin Perëndimor për vitin 2022.

Janë paraparë dy sesione, i pari do t'i përkushtohet prezantimit të raportit, ndërsa i dyti është paraparë për dskutim për pengesat dhe aktivitetet në kuadër të iniciativës "Partneriteti i hapur qeveritar".

Do të marrin pjesë gazetarë nga më shumë vende, si dhe komisarja për informata në Maqedoninë e Veriut, Plamenka Bojçeva dhe Lidija Lumoviq, drejtoreshë e Drejtorisë për inovacione, transparencë të administratës publike dhe bashkëpunim me organizatat joqeveritare, Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi. bsh/

Foto: MIA Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR