• e martë, 26 nëntor 2024

Prezantim i "Analizë e e-shërbimeve në komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2023"

Prezantim i

Shkup, 15 shkurt 2024 (MIA) - Komunat janë larg procesit të digjitalizimit dhe transformimit të tyre digjital, është një nga konkluzionet në “Analizë e e-shërbimeve në komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2023”, përgatitur nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis”, e cila do të prezantohet sot me fillim nga ora 12:00, në Dhomën publike.

Nga "Metamorfizis" theksojnë se analiza e e-shërbimeve përfshin cilësinë e shërbimit, kënaqësinë e përdoruesve, disponueshmërinë në nivel lokal dhe hendekun mes ofertës aktuale dhe kërkesës faktike.

Për këtë qëllim, shërbimet elektronike komunale janë analizuar në kuptimin e tri kategorive të funksionalitetit: (1) transparencë dhe llogaridhënie; (2) komunikim dhe (3) miratimet, lejet dhe shërbimet e tjera.

"Komunat në Maqedoninë e Veriut janë larg procesit të digjitalizimit dhe transformimit të tyre digjital, përkatësisht janë ende në fazën e automatizimit dhe zhvillimit të shërbimeve elektronike në nivel lokal. Përparimi (nga viti 2021) në përdorimin e të e të dhënave të hapura është tre herë më i madh, por më pak se 40 për qind e të gjitha komunave u ofrojnë qytetarëve të tyre grupe të dhënash në format të hapur. Një pjesë shumë e vogël e komunave dëgjojnë zërin e qytetarëve gjatë zgjedhjes së ofertës së ardhshme të e-sherbimeve të reja komunale"; thonë nga Metamorfozis". ls/

Foto: Printskrin

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR