Presidentja Siljanovska-Davkova në "Akaba Proces Ballkan III" në Sofje
- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Bullgari, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e shefave të shteteve dhe qeverive në "Akaba Proces Ballkan III" në Sofje.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:35, 3 prill, 2025

Shkup, 3 prill 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Bullgari, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e shefave të shteteve dhe qeverive në "Akaba Proces Ballkan III" në Sofje.
Siç njoftoi Kabineti i Siljanovska - Davkovës, vizita realizohet me ftesë të presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev dhe mbretit të Jordanisë, Abdullahu i Dytë.
"Presidentja e Maqedonisë së Veriut do të mbajë fjalim në seancën e parë të mbledhjes e titulluar 'Identifikimi dhe kuptimi i kërcënimeve'. Gjatë vizitës, janë paraparë edhe takime dypalëshe të presidentës Siljanovska-Davkova me presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev dhe me mbretin e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullahu i Dytë", thuhet në njoftim.
Gjatë qëndrimit në Sofje, presidentja Siljanovska-Davkova do ta vizitojë edhe spitalin "Pirogov", ku po mjekohen një pjesë e të lënduarve nga zjarri në Koçan. qa/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s